Sociale 12 February 2026, 10:45 Nga VNA

Qiratë mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Ndaje në Whatsapp

Qiratë mbajnë ndezur inflacionin edhe në janar, rritja 2.3%

Qiratë dominuan rritjen e inflacionit edhe në janar, tendencë që nisi në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT norma e inflacionit e matur me indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Janar 2026 ishte 2,3 për qind, nga 1,9 për qind që ishte në janar 2025. Krahasuar me muajin Dhjetor 2025, çmimet e konsumit u rritën me 0,4 për qind.

Qiratë po rendojnë ndjeshëm koston e jetesës në kryeqytet. Rritja e tyre po ndikohet nga qiradhënia ditore në platforma, teksa një pjese e banesave rrinë stok si investim që synon rikthimin në treg me çmim më të lartë.

Rritja vjetore e çmimeve në Janar 2026 u ndikua kryesisht nga grupi “Argëtim, sport dhe kulturë” me 4,9 %, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,4 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,7 %,.  “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” u rrit me 2,6 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2,4 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,0 %, “Shërbimi arsimor” me 1,9 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8 %, etj.

Krahasuar me dhjetor 2025, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Sigurime dhe shërbime financiare” 4,2 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,6 %, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,5 %, etj.

Nga ana tjetër, grupi “Veshje dhe këpucë” shënoi ulje me 0,5 %, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,4 % dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 0,1 %.

INTAT argumentoi se rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,87 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,61 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” ndikuan me +0,14 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Transporti” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0,01 pikë përqindje secili./Monitor.al/

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme