Sociale 8 April 2026, 11:13 Nga VNA

Qesharake, ministrja Sala premton që edhe në Lezhë, onkologjiku të jetë si në QSUT

Ndaje në Whatsapp

Qesharake, ministrja Sala premton që edhe në Lezhë, onkologjiku

Duke nxituar të kapë hapin e Edi Ramës, ministrja e shëndetësisë Evis Sala ishte në Spitalin e Lezhës, për ta njohur kryeministrin me investimet në godinë.

Me një spital ku shtretërit ishin bosh, me etiketa të pahequra dhe pa pacientë në dhoma, Sala vijoi ushtrimin e propagandës.

Ajo guxoi të premtojë se edhe në spitalin e Lezhës, do të jetë një pavion onkologjike, me të njëjtat standarde si në Tiranë.

“Kemi në Lezhë kimioterapi ditore, i cili do të rindërtohet me të gjitha specifikimet, si ën QSUT, me të njëjtat standarde. Por edhe me të njëjtat protokolle të standardit evropian”,-tha  ministrja e cila mbase kishte parasysh se si në QSUT, pacientët me kancer nuk marrin shërbime, nuk kanë ilaçe, nuk bëjnë terapi, nuk kanë skanera, dhe ose do të luftojnë me tarifat e korrupsionit, ose do të vrapojnë tek spitalet private ose ato të huaja.

“Decentralizimi i shërbimit onkologjik dhe krijimi i bërthamave të kimioterapisë është fantastik”,-e mbështeti Edi Rama, sikur të mos jetonte në Shqipëri.

Por ministrja është ekselente në premtimet e saj absurde. Falë vizionit të saj, në vijim mjekët e shkëlqyer do të punojnë me dëshirë nëpër rrethe.

“Do të ngremë edhe këtu qendrën e eskselencës. Parimi është që ekselenca nuk duhet të koncentrohet vetëm në Tiranë, por shërbimet e ekselencës, do të shtrihen dhe në spitalet e tjera rajonale, sigurisht me fusha të ndryshme specializimi”,-tha Sala.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme