Sociale 29 December 2025, 18:27 Nga VNA

Qendra për Vlerat Konservatore - Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës dërgon në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Barazinë Gjinore

Ndaje në Whatsapp

Koalicioni pro Familjes dhe Jetës si dhe Diaspora Shqiptare ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për "Barazinë Gjinore". Ata depozituan një kërkesë padi prej mbi 200 faqesh për anulimin e këtij ligji, që sipas tyre godet familjen dhe fëmijët.

Kërkesa është bërë nga tri organizatat, konkretisht Qendra për Vlerat Konservatore, Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, Dega e Shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” në Tiranë dhe Shoqata Forumi Musliman i Shqipërisë, të përfaqësuara nga avokatët Dr. Klodian Rado dhe Isuf Shehu.

Sipas kërkuesve, ligji në fjalë paraqet rrezik për pasoja të drejtpërdrejta dhe potencialisht të pariparueshme në disa fusha themelore të jetës shoqërore dhe juridike, përfshirë arsimin e fëmijëve, lirinë e shprehjes dhe të medias, lirinë e ndërgjegjes dhe të besimit, marrëdhëniet e punës, si dhe funksionimin koherent të rendit juridik.

Për këtë arsye kërkohet pezullimi urgjent i zbatimit të tij, me argumentin se vetëm ruajtja e gjendjes së mëparshme garanton siguri juridike dhe shmang efekte zinxhir në institucione dhe shoqëri.

Qendra për Vlerat Konservatore - Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe

Kërkesa evidenton një sërë dispozitash të ligjit që konsiderohen problematike në plan kushtetues, ndër të cilat përmenden ripërkufizimi i konceptit të “gjinisë”, përmbysja e barrës së provës, detyrimet për përdorimin e gjuhës së ashtuquajtur “gjithëpërfshirëse”, vendosja e kuotave të detyrueshme gjinore, si dhe mbledhja dhe përpunimi i të dhënave gjinore.

Sipas dokumentit, shkeljet e pretenduara janë si proceduriale, ashtu edhe substanciale. Kërkuesit theksojnë mungesën e një konsultimi publik real, mungesën e analizave të thelluara kushtetuese dhe financiare, si dhe shkeljen e procedurës parlamentare, përfshirë mosrespektimin e votimit “nen për nen”. Në aspektin e përmbajtjes, argumentohet se ligji cenon parime themelore kushtetuese si siguria juridike, liria e shprehjes, liria e besimit, të drejtat e familjes dhe standardet e procesit të rregullt ligjor.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kërkesës lidhet me mospërputhjen e ligjit me një sërë kodesh dhe ligjesh ekzistuese, duke krijuar, sipas kërkuesve, konflikt normash dhe pasiguri për institucionet zbatuese, qytetarët dhe subjektet private. Gjithashtu, kërkesa ngre çështjen e përputhshmërisë së ligjit me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe instrumente të tjera të ratifikuara.

Organizatat nismëtare theksojnë se kjo nismë nuk synon të mohojë parimin e barazisë, por kërkon që çdo ndërhyrje ligjore të jetë kushtetuese në procedurë dhe përmbajtje, e qartë, e parashikueshme dhe proporcionale, duke respektuar standardet e një shoqërie demokratike dhe pluraliste.

 

 

 

 

 

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme