Sociale 2 April 2026, 13:26 Nga VNA

Pyjet “transformohen” në biznes, gati drafti për një kompani shtetërore, nga do vijnë të ardhurat

Ndaje në Whatsapp
Pyjet “transformohen” në biznes, gati drafti për një

Qeveria ka propozuar krijimin e Shoqërisë Shtetërore të Pyjeve, një kompani 100 për qind shtetërore që do të marrë në administrim fondin pyjor të vendit duke u larguar nga panorama që kemi sot.

Ky model i ri synon të rrisë eficiencën dhe transparencën në menaxhimin e pyjeve, duke kaluar nga një sistem fragmentarizuar institucional në një strukturë të vetme. Ministria e Mjedisit nxori për konsultim draft ligjin  “Për krijimin dhe funksionimin e shoqërisë shtetërore të pyjeve” i cili parashikon pikërisht këtë nismë.

“Nevoja për këtë ndërhyrje lidhet ngushtësisht me sfidat aktuale të sektorit pyjor, si dhe me domosdoshmërinë për të ndërtuar një model të qëndrueshëm, efikas dhe transparent të menaxhimit të këtyre burimeve natyrore” thuhet në relacion.

Kapitali fillestar i propozuar është 50 milionë lekë, ndërsa të ardhurat e kompanisë pritet të vijnë nga shitja e drurit, produkteve jo-drusore, bimëve medicinale dhe hyrja në tregjet globale të krediteve të karbonit( një segment në rritje në botë që gjeneron të ardhura).

Pasuritë pyjore shtetërore do të transferohen për administrim tek kompania, pa ndryshuar pronësinë publike. Përmes kësaj synohet të arrihet kontrolli dhe menaxhimi më efektiv i burimeve natyrore, duke ruajtur njëkohësisht rolin e shtetit si pronar. Struktura e kompanisë do të përbëhet nga asamble aksionarësh, këshill mbikëqyrës dhe administrator. Kompania do të raportojë financiarisht dhe do të jetë subjekt i auditimit të pavarur.

Sipas relacionit që shoqëron draftit qeveria synon të balancojë interesin publik me eficiencën ekonomike, duke kthyer sektorin pyjor nga një aset i nënshfrytëzuar në një kontribues të drejtpërdrejtë për zhvillimin rural dhe ekonominë e vendit.

Sektori pyjor i Shqipërisë mbulon rreth 40 për qind të sipërfaqes së vendit dhe përbën një aset jo vetëm për prodhimin e drurit, por edhe për biodiversitetin, turizmin dhe shërbimet e lidhura me këtë sektor.

Relacioni nënvizon se projektligji pritet të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin rural, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe duke nxitur aktivitete ekonomike në zonat pyjore. / Monitor

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme