Sociale 10 February 2026, 11:37 Nga VNA

Punonjësit e sigurisë së Bankers Petroleum në protestë: 7 muaj pa paga, kërkojnë zgjidhje urgjente

Ndaje në Whatsapp
Punonjësit e sigurisë së Bankers Petroleum në protestë:

Mosmarrja e pagave prej disa muajsh dhe reduktimi i stafit kanë nxjerrë në protestë punonjësit e kompanisë së sigurisë që operon për Bankers Petroleum, “SHPSF Serjani”. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës, duke theksuar se po vijojnë punën pa pasur garanci financiare.

Sipas punonjësve, nga rreth 380 të punësuar që kishte kompania më herët, aktualisht kanë mbetur vetëm rreth 120 persona në punë. Ata pretendojnë se prej 7 muajsh nuk kanë marrë pagat, ndërsa situata ekonomike për familjet e tyre është bërë gjithnjë e më e vështirë.

Punonjësit kërkojnë reagim nga drejtuesit e kompanisë dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se puna vazhdon normalisht, por pa pagesë dhe pa siguri për të ardhmen e punësimit.

Situata e vonesave të pagave tek nënkontraktorët e lidhur me Bankers Petroleum është raportuar edhe më herët, ku punëtorë të ndryshëm kanë deklaruar se kanë mbetur pa paga për disa muaj, pavarësisht se kanë vijuar punën. 

Punonjësit e “SHPSF Serjani” paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat paralelisht me punën deri në zgjidhjen përfundimtare të problematikës, duke kërkuar shlyerjen e pagave të prapambetura dhe garanci për vazhdimësinë e punësimit.

Video

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme