Sociale 16 October 2025, 10:39 Nga VNA

PS tërhiqet nga njohja e gjinisë së tretë, përfshin vetëm “burrë” dhe “grua” në amendamentet e reja

Ndaje në Whatsapp
PS tërhiqet nga njohja e gjinisë së tretë, përfshin

Partia Socialiste ka bërë një tërheqje nga propozimi fillestar për përfshirjen e gjinisë së tretë në projektligjin për Barazinë Gjinore, pas debateve të forta publike dhe presionit nga grupe të ndryshme shoqërore.

Në paketën prej 22 amendamentesh të dorëzuara së fundmi në Kuvend, socialistët kanë përcaktuar vetëm dy kategori gjinore – burrë dhe grua – duke përjashtuar çdo referencë për një gjini të tretë apo format alternative të identitetit gjinor.

Ky ndryshim vjen pas reagimeve të shumta në opinionin publik dhe pas kundërshtimeve të shprehura nga segmente të shoqërisë civile, grupe konservatore dhe opinioni i gjerë, të cilët kërkuan rishikimin e propozimeve të mëparshme.

Amendamentet tani do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga komisionet parlamentare përkatëse dhe më pas do të kalojnë për votim në seancë plenare.

Ky zhvillim pritet të sjellë diskutime të reja mbi balancimin mes të drejtave të individëve dhe vlerave tradicionale në legjislacionin shqiptar.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme