Sociale 5 February 2026, 13:34 Nga VNA

Protestë para Bashkisë Berat, banorët e tre fshatrave kërkojnë përmirësimin e rrugës

Ndaje në Whatsapp
Protestë para Bashkisë Berat, banorët e tre fshatrave

Banorët e fshatrave Gjeroven, Mbolan dhe Veleshnje organizuan një protestë para Bashkisë Berat, duke kërkuar përmirësimin e rrugës që lidh këto zona.

Gjatë protestës, një përfaqësi prej katër personash hyri në ambientet e bashkisë për të zhvilluar një takim me përfaqësuesit e saj, ku u diskutuan shqetësimet për gjendjen e rrugës dhe nevoja për ndërhyrje të menjëhershme.

Një nga protestuesit deklaroi se ata ishin pritur nga nënkryetari i Bashkisë Berat, Bledi Çili, por sipas tij, nuk u ofrua asnjë zgjidhje konkrete. Ai tha se bashkia ka pretenduar mungesë fondesh për ndërhyrje në rrugë, ndërsa akuzoi se qytetarët kujtohen vetëm në periudha zgjedhore.

“Bëmë takim me kryetarin. Ai na tha se nuk ka fonde për të bërë rrugën. Na tha: ‘bllokoni rrugën, bëni greva, bëni çfarë të doni. Nuk pyesim për ju’. Ata të gënjejnë tërë ditën. Vinë marrin votat dhe pastaj ikin. Nuk na dhanë shpresë, na thanë ‘s’kemi fonde’”, u shpreh një prej protestuesve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke theksuar se gjendja aktuale vështirëson jetën e përditshme dhe lëvizjen mes fshatrave.

Video

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

Rilindi edhe doktori

Aftësia magjike e Berishës për t’u ripërtëritur pa ndryshuar asgjë.

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme