Sociale 17 October 2025, 09:46 Nga VNA

Protestë mbarëkombëtare në Tiranë për mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ndaje në Whatsapp
Protestë mbarëkombëtare në Tiranë për

Sot, nga ora 17:00, sheshi “Skënderbej” në Tiranë pritet të mbushet me mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare, në një protestë të madhe për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët vijojnë të mbahen në paraburgim në Hagë.

Tubimi, i organizuar nën moton “Liria ka emër, drejtësi për çlirimtarët”, konsiderohet një nga protestat më të mëdha të organizuara deri më sot në mbështetje të krerëve të UÇK-së. Në të pritet të marrin pjesë qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe figura të njohura politike nga mbarë trojet shqiptare.

Organizatorët bëjnë me dije se nga Kosova janë nisur rreth 60 autobusë me protestues që do t’i bashkohen tubimit në Tiranë. Edhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve në Kosovë (KKAFZhK) ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke e cilësuar këtë protestë si detyrim moral ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri.

Në një deklaratë për media, shoqatat dhe familjarët e personave të zhdukur shprehën mbështetje të plotë për organizimin, duke e konsideruar procesin gjyqësor në Hagë si të padrejtë dhe të shkëputur nga parimet e drejtësisë tranzicionale në Kosovë.

Në shenjë solidarizimi, Autoritetet shqiptare kanë vendosur që “Rruga e Kombit” të jetë pa pagesë gjatë gjithë ditës së sotme, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve drejt protestës.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Prishtinë dhe Hagë, ndërsa organizatorët theksojnë se kjo lëvizje synon të dërgojë një mesazh të qartë uniteti dhe mbështetjeje për çlirimtarët e luftës së Kosovës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme