Sociale 29 December 2025, 10:49 Nga VNA

Protesta për mungesën e ujit në Vlorë, qytetarët përplasen me policinë para bashkisë

Ndaje në Whatsapp
Protesta për mungesën e ujit në Vlorë, qytetarët

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar këtë të hënë përpara bashkisë së qytetit, në shenjë revolte për mungesën e ujit të pijshëm që prej pesë ditësh ka përfshirë pjesën më të madhe të qytetit.

Të irrituar nga situata e zgjatur, protestuesit kanë akuzuar institucionet për keqmenaxhim dhe abuzim me fondet publike. “Kanë vjedhur 50 milionë euro investime nga ujësjellësit. Nëse nuk vjen askush të na japë zgjidhje, do zbresim dhe do bllokojmë aksin kryesor”, u shpreh një prej qytetarëve. Një tjetër paralajmëroi rrezikun për shëndetin publik: “I vraftë Zoti, jemi në prag të një epidemie”.

Edhe pse ndodhemi në prag festash, qytetarët e Vlorës kanë plot katër deri në pesë ditë pa furnizim me ujë të pijshëm, një situatë e pazakontë dhe alarmante, e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje nga Ujësjellësi. Mungesa e ujit ka sjellë edhe pezullimin e aktivitetit të dhjetëra bizneseve në qytet.

Protesta e sotme, më 29 dhjetor, u zhvillua para ambienteve të bashkisë, ku ishte e pranishme edhe policia. Situata u tensionua pasi protestuesit përplasën dyert e institucionit dhe tentuan të futen brenda godinës. “Duam ujë”, “Të vijë kryetarja”, “Hapni dyert e bashkisë”, ishin thirrjet që dëgjoheshin në sfond. “Për t’u larë, se ujë të pijshëm nuk ka në gjithë Shqipërinë”, deklaroi një nga protestuesit.

Tensionet nisën që të dielën, kur qytetarët vërshuan në Teatrin e qytetit “Petro Marko”, duke mos lejuar zhvillimin e një koncerti. Për shkak të situatës, artistët u detyruan të largoheshin nga skena dhe eventi u anulua. Në vendngjarje ndërhyri policia, e cila shoqëroi disa persona.

 


Qytetarët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse problemi i furnizimit me ujë nuk zgjidhet urgjentisht.

Video

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Kokainë kolumbiane e fshehur në kërcell plastikë trëndafilash, një lulishte fantazmë dhe një vilë në Marathona. Mes të arrestuarve raportohet edhe Lulzim Caka, një emër i njohur i kronikës shqiptare. I dënuar me 25 vite burg, i liruar gabimisht para kohe në vitin 2019 dhe më pas i shpallur në kërkim, Caka rikthehet tashmë në një dosje ndërkombëtare droge. Mbi 110 kilogramë kokainë lidhen me grupin e goditur në Greqi. Si përfundoi një i kërkuar nga drejtësia shqiptare në zemër të kësaj skeme?

Rama “djeg” Allajbeun dhe i fik dritën jeshile tenderit prej afro 50 milionë eurosh. Pas denoncimeve të VNA, Ministria e Shëndetësisë anulon procedurën për hemodializën në pesë spitale rajonale, ku në garë ishte vetëm “Diaverum AB”. Por “shkundja” nuk ndalet këtu. Nga drejtimi i OSHIS largohet Arisa Cane, e cila kishte punuar më parë në Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut. Kontrata që dukej se po shkonte drejt firmosjes tashmë është ndalur. Çfarë do të ndodhë me tenderin 50-milionë eurosh dhe kush do ta marrë në dorë hemodializën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme