Sociale 23 March 2026, 19:44 Nga VNA

Protesta për çmimin e naftës shuhet pa nisur: Para Kryeministrisë vetëm disa aktivistë dhe kamerat

Ndaje në Whatsapp
Protesta për çmimin e naftës shuhet pa nisur: Para

Thirrja për protestë kundër çmimeve të larta të karburanteve, e parashikuar për pasditen e kësaj të hëne para Kryeministrisë, përfundoi në një tubim pothuajse të papërfillshëm. Në vend të një reagimi masiv, në shesh u panë vetëm disa aktivistë dhe një numër i vogël qytetarësh, ndërsa prania e automjeteve të mediave dukej më e madhe se ajo e protestuesve.

Tubimi ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të cilët u kishin bërë thirrje qytetarëve të bashkoheshin për të kundërshtuar çmimet e larta të naftës dhe për të kërkuar uljen e tyre.

Megjithatë, në vendin ku ishte planifikuar protesta, para zyrës së kryeministrit, u panë kryesisht efektivë policie, disa aktivistë dhe ekipet e mediave që prisnin zhvillime që nuk erdhën.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme