Sociale 17 November 2025, 12:00 Nga VNA

Protesta e banorëve të Kalivaçit bllokon aksin Qukës–Qafë Plloçë, kërkojnë rihapjen e rrugës që u lidh fshatrat

Ndaje në Whatsapp
Protesta e banorëve të Kalivaçit bllokon aksin
Foto nga protesta e banorëve

Banorët e zonës protestuan në aksin rrugor Qukës–Qafë Plloçë, në dalje të fshatit Kalivaç, duke bllokuar për rreth 10 minuta qarkullimin në të dyja drejtimet.

Ndërhyrja e Policisë u bë e domosdoshme për të liruar rrugën, ndërsa situata u shoqërua me tensione dhe përplasje verbale mes banorëve dhe drejtuesve të mjeteve, disa prej të cilëve deklaruan se kishin pasagjerë të sëmurë.

Protestuesit kundërshtojnë mbylljen e një rruge ekzistuese që lidh tre fshatra me aksin e ri Qukës–Qafë Plloçë dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për rihapjen e saj. Ata theksojnë se rruga është jetike, pasi u mundëson aksesin drejt fshatit dhe tokave bujqësore.

Ndërkohë, inxhinierët argumentojnë se dalja e kësaj rruge në aksin kryesor përbën rrezik për aksidente. Pavarësisht kësaj, banorët paralajmëruan se do të vijojnë protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme