Sociale 6 November 2025, 16:15 Nga VNA

Prokuroria e Larisës i jep 10 ditë afat shqiptarit që humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit për të dëshmuar mbi autopsinë

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Larisës i jep 10 ditë afat shqiptarit që humbi

Zyra e Prokurorit të Larisës i ka dërguar një njoftim zyrtar shtetasit shqiptar Pano Ruçi, duke i caktuar një afat prej 10 ditësh për t’u paraqitur dhe për të dhënë dëshmi në lidhje me llojin e analizave që kërkon të kryhen mbi trupin e të birit të tij. Urdhri është shpallur sot në zyrën e avokates së tij, Zoe Konstantopoulou, e cila ka ndjekur çështjen që prej fillimit.

Ruçi, i cili humbi djalin e tij Denis Ruçi në aksidentin tragjik hekurudhor të Tempit dy vite më parë, fitoi të drejtën për të kërkuar rihetimin e plotë të çështjes pas një proteste të gjatë dhe një greve urie 23-ditore që zhvilloi përpara Parlamentit grek. Përmes këtij vendimi, atij i është njohur e drejta të kërkojë zhvarrosjen e trupit, analizat e ADN-së dhe hetimin e ri mbi shkaqet e vdekjes, në përpjekje për të zbardhur plotësisht të vërtetën rreth humbjes së të birit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, nëse brenda afatit të përcaktuar 10-ditor Ruçi nuk paraqitet apo nuk jep përgjigje zyrtare, organet hetimore do ta konsiderojnë se ai heq dorë nga çdo kërkesë apo e drejtë për ekzaminime të mëtejshme mbi trupin e të ndjerit. Në këtë rast, procedura ligjore do të vijojë “ex officio”, pra me iniciativën e vetë prokurorisë, sipas urdhrave dhe udhëzimeve të mjekut ligjor kompetent, përfshirë edhe mundësinë e zhvarrosjes së trupit.

Rasti i aksidentit hekurudhor të Tempit, i ndodhur në shkurt të vitit 2023, mbetet një nga tragjeditë më të rënda në historinë moderne të Greqisë, ku humbën jetën dhjetëra persona, përfshirë edhe të riun shqiptar Denis Ruçi. Familja e tij ka kërkuar vazhdimisht transparencë dhe drejtësi, duke argumentuar se rrethanat e vdekjes së të birit nuk janë hetuar në mënyrë të plotë dhe të paanshme.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme