Sociale 25 August 2025, 07:55 Nga VNA

Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon

Ndaje në Whatsapp
Produktiviteti i punës, Shqipëria ngelet e fundit në Rajon

TIRANË- Shqipëria edhe vitin e kaluar kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë. Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë. Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën. Shqipëria renditet e parafundit në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në teknologji dhe automatizim, inovacioni dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës. Një ndikim gjithashtu mund të ketë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha në të e sektorëve që në përgjithësi mundësojnë një vlerë më të madhe të shtuar për njësi kohë pune.

Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës në Botë janë Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë, i ndjekur nga Irlanda, me 139.1 dollarë në orë dhe Norvegjia, me 123.6 dollarë.

Të dhënat e ILO tregojnë se në përgjithësi ato shtete që mund të kenë në dispozicion një forcë pune më të kosto të ulët kanë edhe produktivitet më të ulët të punës. Për shembull, Kina, megjithëse është një nga ekonomitë më të mëdha në Botë, ka një produktivitet puna pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Edhe në vendin tonë, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në dekadat pas rënies së komunizmit. Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet kanë ndier pak presion për të investuar në pajisje dhe teknologji, çka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Në vitet e fundit, rënia e peshës së fasonerisë dhe rritja e peshës së turizmit në strukturën e ekonomisë duket se ka ndikuar pozitivisht produktivitetin në ekonominë shqiptare. Megjithatë, Shqipëria ngelet ende dukshëm mbrapa ekonomive të rajonit dhe Europës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor, mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës dhe emigracioni i lartë mes të rinjve kanë ndikuar negativisht aftësinë e forcës së punës.

Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur me ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor për rritjen e mirëqenies së një vendi. Nga ana tjetër, tyrsnia nga tregu i punës për rritjen e pagave (siç ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit) mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./MONITOR

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme