Sociale 7 September 2025, 18:03 Nga VNA

Produktet bujqësore me pesticide alarmojnë tregun rajonal, reagon Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Ndaje në Whatsapp
Produktet bujqësore me pesticide alarmojnë tregun rajonal, reagon

Kroacia ditë më parë ka ndaluar disa ngarkesa me domate dhe pjeshkë nga Shqipëria, pasi analizat laboratorike treguan se ato përmbanin nivele të larta pesticidesh dhe metali të rëndë, si nikeli. Ky zhvillim ka krijuar shqetësim në tregun rajonal të produkteve bujqësore.
Në një reagim për mediat e Kosovës, zëdhënësi i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarinë (AUV), Lamir Thaçi, ka bërë të ditur se produkte të tilla nuk kanë hyrë në tregun vendas.

“Kontrollet kryhen bazuar në planin nacional të kontrolleve zyrtare dhe të mostrimit, të cilat bazohen në vlerësimin e riskut. Në kuadër të planeve me qëllim të monitorimit dhe kontrollit të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime (përcaktimi i niveleve të lejuara të mbetjeve – MRL), AUV ka marrë mostrat në mënyrë sistemike. Këto mostra janë testuar në laboratorë të BE-së, me metoda konfirmative”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka theksuar se rezultatet e deritanishme kanë qenë të pranueshme dhe gjithmonë i janë referuar standardeve ndërkombëtare dhe rregulloreve të Bashkimit Evropian për mbetjet e pesticideve. Sipas Thaçit, gjatë verës, përfshirë edhe muajin shtator, importi i këtyre produkteve nga Shqipëria në Kosovë ka qenë minimal, pasi tregu vendor mbulohet me prodhime të brendshme.
“Frekuenca e mostrimit është e lartë gjatë sezonit të fluksit të importeve, ndërsa aktualisht kemi shumë pak apo aspak importe të këtyre produkteve nga Shqipëria. Tregu mbulohet me prodhime vendore”, ka shtuar ai.
Zëdhënësi i AUV-it gjithashtu ka theksuar se ekziston një bashkëpunim i mirë me institucionet homologe në Shqipëri, si Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Kombëtar i Mbikëqyrjes Veterinare dhe Bimësore (AKMVB).

“Në çdo rast të dyshimeve për sigurinë e ndonjë produkti që tregtohet mes dy vendeve, shkëmbehen menjëherë informacionet. Kur kemi ndonjë dyshim konkret, AUV e ngre menjëherë nivelin e kontrollit dhe ndërmerr masa shtesë për të verifikuar në detaje çdo produkt apo ngarkesë”, ka përfunduar Thaçi.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme