Sociale 16 Shkurt 2026, 08:01 Nga VNA

Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të fortë në Europë nga 2015 në 2025

Ndaje në Whatsapp
Popullsia mbi 65 vjeç, Shqipëria me rritjen më të

Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune (15-64 vjeç) po rritet me ritme shumë shpejta të pa-përjetuara në këtë mënyrë nga asnjë vend tjetër europian.

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në kontinentin europian në 10 vitet e fundit 2015-2025, e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës për rritjen e peshës kanë të moshuarit në raport me krahun e punës.

Në vitin 2015, popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri përbënte rreth 18.2% të totalit të forcës së punës (15-64 vjeç), një rezultat që e kategorizonte vendin tonë relativisht të ri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian apo vendeve si Italia e Gjermania. Në vitin 2025 grup-mosha mbi 65 vjeç ishte sa 33.3% e forcës së punës.

Ndërmjet 2015 dhe 2025, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të përqindjes së popullsisë mbi moshën 65 vjeç në raportin me popullsinë në moshë pune. Brenda vetëm një dekade, pesha e të moshuarve ndaj popullsisë në moshë pune ka pësuar rritje drastike prej 15.1 pikë përqindjeje, duke kapërcyer çdo vend tjetër të monitoruar në këtë listë (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndërkohë që vende si Moldavia apo Maqedonia e Veriut gjithashtu po përjetojnë rritje të ndjeshme të kësaj grup moshe, ato mbeten pas Shqipërisë me një rritje prej përkatësisht 14.1 dhe 10.7 pikë përqindjeje.

Për shkak të krizës demografike Shqipëria ka pësuar rritje të fortë të moshës mediane të popullsisë. Në 2015-n, mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte 34.7 vjeç.

Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7 vjeç.

Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë transformim brenda vetëm një dekade, pasi nga viti 2015 në 2025 mosha mediane në vendin tonë u rrit me 9.6 vite, ritmi më i lartë në kontinent, teksa mesatarja europiane këtë periudhe ishte 2.1 vite.

Ky fenomen i plakjes së përshpejtuar në vendin tonë i atribuohet një kombinimi faktorësh, si emigrimi masiv i moshave të reja dhe rënies së vazhdueshme të shkallës së lindshmërisë. Ndryshe nga vendet e zhvilluara si Suedia apo Luksemburgu, ku rritja e moshës mesatare është shumë më e ngadaltë dhe e kontrolluar, Shqipëria po vjetrohet me hapa galopantë pa pasur forcën ekonomike për të mbështetur këtë ndryshim.

Të dhënat e tabelës tregojnë qartë se Shqipëria nuk po përballet thjesht me një proces natyror plakjeje, por me një krizë demografike që kërkon ndërhyrje urgjente. Nëse në vitin 2015 ne ishim ndër vendet më të reja, në vitin 2025 vendi ynë renditet në të njëjtin pozicion nivel me fuqitë e vjetra europiane, por me shumë më pak burime për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri./ Monitor

Video

Një ortek i fuqishëm goditi zonën malore të Val Veny, në Alpet italiane pranë kufirit me Francën, duke shkaktuar vdekjen e tre shtetasve francezë. Sipas autoriteteve lokale, orteku ndodhi në një zonë alpine të frekuentuar nga alpinistë dhe turistë.

Të paktën 11 persona u vranë gjatë tre sulmeve të forcave ushtarake amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, dy në Oqeanin Paqësor dhe një në Karaibe. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin X nga Komanda Jugore e Shteteve të Bashkuara. Sipas ushtrisë amerikane, operacionet janë pjesë e një fushate që ka nisur prej më shumë se gjashtë muajsh kundër karteleve të drogës që synojnë tregun amerikan. Që nga shtatori, raportohen të paktën 140 viktima. Megjithatë, ligjshmëria e këtyre sulmeve është vënë në pikëpyetje nga ekspertë dhe organizata ndërkombëtare. Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut i ka cilësuar bombardimet si “vrasje jashtëgjyqësore”, ndërsa kritika janë shprehur edhe në Uashington për mungesë provash konkrete mbi përfshirjen e anijeve të goditura në trafik të paligjshëm.

Të ikë Rama. Të ikë edhe Fevziu.

Kur nisesh nga Londra për t’i dhënë një nga gjymtyrët Sali Berishës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme