Sociale 9 August 2025, 15:17 Nga VNA

Policia bllokon News 24, ndërprerja e sinjalit dhe censura e medias

Ndaje në Whatsapp
Policia bllokon News 24, ndërprerja e sinjalit dhe censura e medias

Policia e Shtetit rrethoi këtë mëngjes televizionin News 24 dhe ndaloi gazetarët të hynin në vendin e punës, pasi godina me VKM do t’i kalojë shoqërisë Kayo të prodhimit të armëve.

Akti i ndërprerjes së sinjalit të transmetimit është brutal dhe i paprecedentë dhe cenim i lirisë së medias. Avokatura e Shtetit u kujdes të propagandonte se News 24 e ka humbur gjyqin për godinën. E vërteta është se 3 gjyqtarë të Gjykatës Administrative të Apelit kanë prishur vendimin e shkallës së parë, duke detyruar Focus Media të lirojë godinën, por vetëm në një pjesë të saj.

Vendimi mban datën 15 korrik 2025, pra më pak se një muaj. Kohë kjo e pamjaftueshme për të transferuar një televizion që nga regjija, studiot, etj. Ndërhyrja e beftë, kur gazetarët janë shumica me pushime, në ditë pushimi zyrtar, tregon më së paku një hakmarrje personale.

Ndërsa në një vend normal ka abuzim me detyrën për ata që drejtojnë këtë aksion. Media nuk është godina. Godina do bëhet pallate më vonë. Sot ju duhet të heshtin një media.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme