Sociale 6 Gusht 2025, 07:49 Nga VNA

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit me 600 mijë ndjekës

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Unë nuk jetoj këtu, jam një kalimtare. Ndalova! Vëzhgova! Dhe zemra mu thye.

Kjo sepse Shqipëria është një vend i bukur, por kjo bukuri është e mbuluar me plehra. Kudo! Nën ura, përgjatë rrugëve, në kanale, në shkurre. Shishe, plastika, gota,  të hedhura kudo dhe askush nuk bën asgjë. Tani ka marrë flakë dhe mos thoni që është vetëm nga i nxehti, nga koha apo klima. Po, këto ndikojnë, por arsyeja e vërtetë është neglizhenca juaj.”

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem

Ky është një koment që Iwona Alex Gray postoi në ditën e parë të gushtit në faqen Visit Albania, një faqe që ka rreth 600 mijë ndjekës që duan të dinë për Shqipërinë, pyesin, informohen, kanë kuriozitet. Statusi shoqërohet me një foto që ndoshta të huajve u vret sytë më shumë se ne shqiptarëve, të cilët e shohim shpesh dhe na është zbehur reagimi. Postime të tilla në rrjete sociale, platforma të udhëtimeve apo të vlerësimit të destinacionit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem

Kjo situatë u duket të huajve e pakonceptueshme. Për ta kuptuar mjafton të shohësh mijëra komente që postohen çdo ditë në Google Review, ashtu siç u mbush me komente edhe postimi që turistja e huaj bëri në grupin Visit Albania.

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem

Michael T komentoi: “Ke shumë të drejtë. Shohim kaq shumë fshatra, sidomos në zonat malore, ku pas shtëpive ka male me mbeturina. Ka mungesë të infrastrukturës së mbetjeve në këtë vend. Por për më tepër, ka shumë pak ose aspak ndërgjegjësim për natyrën dhe mbrojtjen e saj. Është zakonisht e neveritshme të endesh nëpër parkime makinash nëse te duhet të pushosh. Vendi është i bukur dhe do të ishte edhe më shumë, nëse s’do të kishte këtë ‘anë të shëmtuar’ të Shqipërisë.”

Veronica W konfirmon gjithashtu se kjo është e vërtetë. “Në këto vite njerëzit po hedhin gjëra nëpër rrugë, plazhe, male. Por nuk ka infrastrukturë në Shqipëri, me përjashtim të qyteteve të mëdha. Shumica e njerëzve në fshat duhet të kujdesen vetë për mbetjet e tyre dhe në disa raste edhe i djegin. Njerëzit përpiqen të marrin përgjegjësi, por duhet bërë më shumë. Por mund të them se e njëjta gjë vlen edhe për Mbretërinë e Bashkuar,” thotë ajo.

Aida H pohon se kjo është tipike për vendet e Ballkanit dhe nuk e kupton pse njerëzit urrejnë vendet e tyre, ndërkohë që një komentues tjetër i huaj shprehet se më shumë se urrejtje, bëhet fjalë për mungesë ndërgjegjësimi.

Pavarësisht se mbetjet nuk duket të jenë problemi më i madh që ka Shqipëria, për të huajt kjo duket të jetë çështja kryesore. Turizmi dhe rritja e interesit për Shqipërinë kanë çuar të huajt në çdo cep të saj dhe shumica, teksa magjepsen nga bukuritë natyrore, ngrejne zërin në platforma online për ndërgjegjësim. Përtej të mirës që mund të sjellë kjo për rritjen e vëmendjes, ajo vjen edhe me koston e “marketingut negativ”, ku Shqipëria identifikohet si një vend i mbuluar nga plehrat./ Monitor

Video

Andi Eftimi, administrator i kompanisë “Atelier 4”, sapo la ambientet e SPAK. Kompania në fjalë u kontrollua mëngjesin e së mërkurës me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit është nën hetim për abuzime me tenderat e rrugëve.

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme