Sociale 19 December 2025, 07:36 Nga VNA

Plani, dhurimi i ushqimeve do të përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

Ndaje në Whatsapp
Plani, dhurimi i ushqimeve do të përjashtohet nga taksat, sot paguhet

Produktet ushqimore me afërsi date skadence në vend trajtohen me dy forma: ose lihen të skadojnë dhe nxirren jashtë përdorimi pa paguar taksa ose nëse dhurohen paguhen taksa.

Një situatë e tillë favorizon më shumë biznesin që ta lerë atë të skadojë duke mos nxitur kështu dhurimin e për rrjedhojë të krijohen më shumë mbetje ushqimore. Në Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve sjell në vëmendje këtë aspekt duke nënvizuar se një ndërhyrje ligjore për lehtësimin e dhurimit të ushqimit mund të kishte efekt pozitiv.

“Praktika aktuale tregon se për shkak të TVSH-së shpesh është më e lirë për bizneset të hedhin ushqimin sesa ta rishpërndajnë atë.

Në përputhje me qëllimin e DKM-së së re të BE-së, për reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe për mbështetjen e objektivit të rishpërndarjes së ushqimit të tepërt për konsum njerëzor, do të aplikohet ndryshimi i ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar ashtu edhe ligjit për tatimin mbi të ardhurat, me qëllim përjashtimin e dhurimeve të ushqimit nga TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat.

Dhurimi i ushqimit në pikat sociale, është pjesë e objektivave për reduktimin e ushqimit prej 30% në nivelin e shitjes me pakicë, të parashikuara deri në vitin 2035” thuhet të dokument.

I njëjti sjell në vëmendje se vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të inkurajuar dhurimin e ushqimit kanë investuar në një sërë aspektesh si :

“Banka e Ushqimit në Shqipëri është pjesë e Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit. Kjo iu jep bizneseve mundësinë e bashkëpunimit me Bankën e Ushqimit  duke mundësuar shpërndarjen në sasi të ushqimit  tek njerëzit në nevojë.

Këto qasje ndihmojnë në  devijimin e ushqimit të konsumueshëm nga asgjësimi në landfill dhe të përdoren. Megjithatë, aktualisht, Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor dhe rregullator të posaçëm për nxitjen e dhurimeve të ushqimit” thuhet në program./MONITOR

Video

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Një person me flamurin palestinez hyri me vrap në fushën e “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes mes New York Yankees dhe New York Mets, më 11 shtator. Incidenti ndodhi në 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, në një mbrëmje kur në stadium po zhvilloheshin edhe aktivitete përkujtimore. Personi vrapoi në fushë me flamurin palestinez, përpara se të kapej dhe të rrëzohej nga punonjësit e sigurisë. Ai u shoqërua më pas jashtë fushës dhe ndeshja vijoi normalisht. Ngjarja tërhoqi vëmendje të veçantë për shkak të simbolikës së datës dhe ceremonive përkujtimore të zhvilluara atë mbrëmje.

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme