Sociale 18 February 2026, 11:20 Nga VNA

Përplasje në Rrjoll/ Banorët bllokojnë makineritë e kompanisë Gener 2, policia shoqëron 6 persona

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në Rrjoll/ Banorët bllokojnë makineritë e

Banorët e zonës së Rrjollit, në Velipojë, kanë bllokuar që në orët e para të mëngjesit rrugën për makineritë e kompanisë Gener 2, në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj. Kompania po ndërton një resort luksoz në zonë, ndërsa banorët prej ditësh protestojnë duke pretenduar se u është grabitur prona.

Forcat e Policia e Shtetit kanë mbërritur rreth orës 08:30, duke bërë të mundur largimin e banorëve nga rruga dhe hapjen e kalimit për makineritë e kompanisë.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka shoqëruar në komisariat 6 persona për rezistencë ndaj forcave të rendit. Banorët janë mbledhur më pas në qendër të fshatit, duke deklaruar për mediat se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e tokës së tyre. Ata i janë drejtuar me thirrje kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë për zgjidhje të situatës.

“Kemi shkuar në orën 6:30 për të mos lejuar makineritë të hyjnë në pronat tona. Në orën 9 erdhën furgonat dhe na u turrën me skafandra. Pse nuk na ndihmojnë? Duam drejtësi. Nëse është e nevojshme, të futemi në burg, por tokën nuk e lëshojmë”, u shpreh një prej banorëve.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme