Sociale 7 January 2026, 10:53 Nga VNA

Përmbytje masive në Durrës: Rreth 800 banesa nën ujë, 304 persona të evakuuar

Ndaje në Whatsapp
Përmbytje masive në Durrës: Rreth 800 banesa nën ujë,

Durrësi është përballur me përmbytje të rënda pas reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, biznese dhe infrastrukturë. Sipas bilancit paraprak të shtabit të emergjencave në prefekturë, të paktën 800 banesa janë përmbytur, ndërsa 304 persona janë detyruar të evakuohen.

Një ditë pas reshjeve intensive, situata paraqitet më e qetë në akset kryesore, por mbetet problematike në disa zona periferike të qytetit. Zonat më të prekura janë ish-Këneta, Spitalla, Nishtulla dhe territore të tjera të ulëta, ku uji vijon të jetë prezent dhe ndërhyrjet emergjente janë ende të nevojshme.

Problem mbetet edhe situata në burgun e Durrësit, ku oborri dhe kati i parë i godinës janë përmbytur nga uji. Për shkak të gjendjes së rënduar, mësimi nuk po zhvillohet edhe sot në disa shkolla, oborret e të cilave ndodhen nën ujë.

Deri mbrëmjen e kaluar janë evakuuar 304 persona, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ky numër mund të rritet, në varësi të verifikimeve në terren dhe zhvillimit të situatës. Ndërkohë, uji është tërhequr nga rrugët kryesore dhe nga autostrada Durrës–Tiranë, duke rikthyer qarkullimin normal të automjeteve.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale: dhjetëra automjete janë dëmtuar, ndërsa banesa, biznese, studio artistësh dhe sipërfaqe të tëra tokash janë përfshirë nga uji. Sipas banorëve, situata është përkeqësuar edhe për shkak të mosfunksionimit normal të rrjetit të kanalizimeve.

 


Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara të ndjekin udhëzimet e emergjencave civile.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme