Sociale 5 November 2025, 16:16 Nga VNA

Përmbarimi nxjerr 32 familje nga banesat sociale në Durrës

Ndaje në Whatsapp

Përmbarimi nxjerr 32 familje nga banesat sociale në Durrës

“Do të hidhem nga pallati”, thotë një nga banoret e prekur, pas njoftimit që i është bërë sot nga zyra e përmbarimit për të lënë banesën e saj.

32 familje po nxirren nga banesat sociale të ndërtuara në vitin 1991 për familjet e pastrehë në zonën e plazhit pranë “rrotës së kuqe”. Bashkia Durrës dhe Ministria e Financave në vitin 2012 ia kanë shitur Mikel Noçka këto banesa, ndërkohë që banorët ende jetonin aty.

Edhe pse disa prej tyre vazhdojnë të kenë statusin e pastrehës, pas dy takimeve me kryetaren e bashkisë nuk është ofruar asnjë zgjidhje konkrete. Disa banorë deklarojnë se kryetarja i ka këshilluar të aplikojnë sërish për banesa sociale, duke u futur në radhën e 3,000 familjeve që presin prej vitesh.

Ndërkohë, gjykata e apelit nuk ka dhënë ende vendimin përfundimtar, pasi çështja është shtyrë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili pritej ta merrte për gjykim të mëtejshëm. Megjithatë, banorëve u është kërkuar sot të largohen nga banesat, kundër dëshirës së tyre.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme