Sociale 24 August 2025, 16:17 Nga VNA

Përkujtohet martirizimi i Shën Kozma Etolit në Kolkondas

Ndaje në Whatsapp
Përkujtohet martirizimi i Shën Kozma Etolit në Kolkondas

Në manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas të Libofshës u zhvillua sot mesha përkujtimore e martirizimit të shenjtorit, e drejtuar nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan. Në këtë ceremoni morën pjesë qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria, Greqia, si dhe pelegrinë të huaj.

Kryepiskopi Joan theksoi në fjalën e tij se “figura e Shën Kozmait është një shembull që jo vetëm duhet admiruar, por edhe ndjekur nga besimtarët”.

Pelegrinazhi në manastirin e Shën Kozmait zhvillohet çdo vit nga data 20 deri më 24 gusht, duke mbledhur besimtarë të shumtë nga zona e Myzeqesë dhe Greqia fqinje, të cilët vizitojnë varrin e shenjtorit duke besuar në aftësitë e tij mrekullibërëse.

Shën Kozma Etoli ishte misionar i Kishës Greke në Shqipëri gjatë viteve 1760–1770, duke u bërë një nga figurat më të dashura për ortodoksët në jug të vendit. Sipas burimeve historike, përveç veprimtarisë fetare, ai dyshohej se kryente edhe aktivitet spiunazhi. Në vitin 1779, në moshën 60-vjeçare, ai u ekzekutua me urdhër të Kurt Pashës së Beratit. Trupi i tij u hodh në lumin Seman, por u gjet dhe u varros nga banorët pranë kishës së Shën Merisë në Kolkondas.

Në vitet 1814–1815, Ali Pashë Tepelena financoi ndërtimin e manastirit në nder të tij, ku prej asaj kohe zhvillohet çdo vit pelegrinazhi tradicional. Shën Kozma Etoli u shpall shenjtor zyrtarisht në vitin 1961 nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Stambollit

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme