Sociale 27 March 2026, 15:19 Nga VNA

Patronazhistë dhe beton, njihni ekonominë e Shqipërisë 2025

Ndaje në Whatsapp

Patronazhistë dhe beton, njihni ekonominë e Shqipërisë 2025

Gjatë vitit të kaluar, ekonomia u rrit në terma realë me 3.8%, bëhet e ditur nga të dhënat paraprake nga INSTAT. Por 2.5 ose dy të tretat e rritjes ishin në sektorët e ndërtimit, pronave të patundshme dhe rritjes së punonjësve dhe të pagave të qeverisë.

Një rritje ekonomike e deformuar që me gjasa do të pasohet nga një krizë, kjo është ajo çfarë vërehet në të dhënat paraprake të publikuara nga Instituti i Statistikave të enjten.

Duke iu referuar veçmas të dhënave për tremujorin e katërt, INSTAT shkruan: “Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia” shënoi rritje prej 8,30 %, i ndjekur nga aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 7,36 %, aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 6,25 %, grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi  një rritje prej 2,82%, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 1,14 %, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 0,81 % dhe grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 0,11 %.”

Sektorët në fjalë kanë pesha të ndryshme dhe për rrjedhojë, kontributi i tyre në rritjen ekonomike 3.8% është si më poshtë: “Ndërtimi” me +1,17 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,02 pikë përqindje,  “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,32 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,22 pikë përqindje, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,05 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,02 pikë përqindje, dhe “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,01 pikë përqindje.”

Ndryshe nga këto, bujqësia dhe industria, dy sektorët kyçë që zënë një pjesë të konsiderueshme të punësimit, pësuan rënie gjatë vitit të kaluar.

Bujqësia, sektori ku zyrtarisht janë të zënë me punë mbi 40% e forcës punëtore, mbylli vitin e pestë radhazi me rënie. Hera e fundit kur ky sektor ka qenë me rritje ka qenë viti 2020. Gjatë vitit 2025, bujqësia u tkurr më tej me pothuajse 2%. Industria mbylli vitin e dytë radhazi me rënie, nga ku manifaktura, sektori që punëson dhjetëramijëra njerëz në të gjithë vendin, pësoi rënie për vitin e tretë radhazi.

Të dy sektorët kryesorë të rritjes, ndërtimi dhe qeveria, janë të paqëndrueshëm. Qeveria rriti numrin e të punësuarve dhe pagat gjatë vitit të kaluar, gjë që sipas gjasave, do të konvertohet së shpejti në inflacion por jo në produktivitet. Mbi të gjitha, kriza e gjatë e bujqësisë dhe e manifakturës duket se ka shkaqe strukturore të cilat kërkojnë reforma të thella në qeverisje në mënyrë që të zgjidhen./BIRN/

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme