Sociale 24 November 2025, 15:40 Nga VNA

Patos–Marinza, “zonë rreziku”, pa monitorim, me ndotje të lartë dhe gropa ekologjike

Ndaje në Whatsapp

Patos–Marinza, “zonë rreziku”, pa monitorim, me ndotje

Zona e naftës në Shqipëri, Patos–Marinza, vijon të mbetet një prej pikave më problematike mjedisore në vend, sipas gjetjeve të një auditimi të posaçëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit që hedh dritë mbi situatën alarmante të ndotjes dhe mungesës së kontrollit institucional.

Auditimi evidenton se gropat ekologjike, vendet ku depozitohen mbetet e rrezikshme të nxjerra nga proceset e naftës, nuk i plotësojnë kriteret teknike, nuk janë të mbikëqyrura nga personel, nuk kanë tabela paralajmëruese dhe as sisteme monitorimi të shkarkimeve në ajër. Gropa ekologjike nr. 2, me hyrje të lirë për njerëzit dhe kafshët, përbën një rrezik të lartë për zonën përreth. Në mëngjes dhe mbrëmje ndjehet erë e rëndë, që sipas banorëve lidhet drejtpërdrejt me mosfunksionimin e impianteve të ujërave teknologjikë, të cilat duhet të reduktojnë kimikatet e çliruara gjatë procesit të nxjerrjes së naftës.

Situata nuk është më e mirë as pranë puseve të abandonuara, ku terreni është i parrethuar, me pellgje uji të ndotur, pa asnjë shenjë paralajmëruese. Përreth tyre ka rrjedhaje të mbetjeve hidrokarbure të cilat shpërndahen deri në afërsi të tokave bujqësore dhe mungojnë tabela informuese që tregojnë ndalimin e hyrjes dhe lëvizjes.

Patos–Marinza, “zonë rreziku”, pa monitorim, me ndotje

Për më tepër, puset aktive të naftës janë në afërsi të shtëpive të banimit apo ku zhvillohet aktivitet bujqësor dhe blegtoral dhe në disa zona filluar procesi i kënetëzimit;

Megjithëse Patos–Marinëza është zyrtarisht e klasifikuar si hotspot mjedisor, zonë që kërkon monitorim rigoroz të ajrit, ujit dhe tokës, auditimi zbulon se nuk ekziston asnjë stacion monitorimi për treguesit kryesorë mjedisorë. Kjo mungesë bën të pamundur njoftimin e publikut në rastet kur parametrat kritikë, si dyoksidi i squfurit, dyoksidi i azotit, ozoni, monoksidi i karbonit apo grimcat PM10 – tejkalojnë normat e lejuara. Në një zonë me aktivitet të intensifikuar industrial, një boshllëk i tillë informacioni përbën rrezik serioz për shëndetin e banorëve.

Raporti thekson se në zonën e Fierit, nga parametrat e matur rezulton se cilësia e ajrit në zonën e ndikuar nga industria e nxjerrjes së hidrokarbureve është jashtë parametrave të lejuar nga BE dhe kuadri ligjor për shkak të përmbajtjes së lartë të NO2 dhe gazrave të tjerë. Si rrjedhojë edhe vlerat e VOC janë jashtë parametrave të lejuara, të cilat janë si rezultat i vlerave të larta të NO2 që hyjnë në reaksion me elementë ndotës të tjerë të ajrit në zonë.

Në zonën e Patos-Marinzës ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë ndoten seriozisht nga puset e naftës, gjatë nxjerrjes me pompa, nga tubacionet dhe impiantet e para trajtimit dhe në ajër shkarkohet gazi sulfurik dhe hidrokarbure të ndryshme. Ujërat e përdorur nga këto impiante shkarkohen në lumin Gjanicë, ku përveç përbërësve të naftës, kanë edhe lëndë toksike.

Patos–Marinza, “zonë rreziku”, pa monitorim, me ndotje

Problemet thellohen më tej nga fakti se Raportet e Gjendjes së Mjedisit, të hartuar çdo vit nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, nuk përfshijnë të dhëna për Patos–Marinëz, pavarësisht se zona renditet ndër më të ndoturat në vend.

Kjo e bën raportimin zyrtar të shkëputur nga realiteti dhe cenon aftësinë e institucioneve për të ndërtuar politika mjedisore të bazuara në prova. Mungesa e të dhënave e zbeh transparencën dhe lë publikun në errësirë përballë rreziqeve që i kanosen mjedisit dhe shëndetit, thuhet në raport.

Auditimi vëren gjithashtu se monitorimi i situatës nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Albpetrol sh.a. është i dobët dhe i pamjaftueshëm, çka ka çuar në ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës përreth gropave ekologjike dhe puseve të braktisura. /ekofin.al

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme