Sociale 17 Maj 2026, 08:48 Nga VNA

Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme “kapitali në hije”

Ndaje në Whatsapp
Pastrimi i parave, si po i ndikon çmimet e pasurive të paluajtshme

Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria e kreditimit dhe kërkesa e oferta për pasuri të paluajtshme nuk po reflektonin një lidhje logjike të bazuar në shifra, burimet e tregut nisën të flisnin për ndikimin e parasë informale në ekonomi.

Zyrtarisht qeveria kurrë nuk e pranoi këtë duke e lënë si një hipotezë të pabazë.

Por ndërsa hendeku mes shifrave u zgjerua çdo vit dhe arriti pikën ku lulëzimi ekonomik nuk e shpjegonte më, duket se peshorja nisi të anonte drejt asaj që pastrimi i parave në ndërtim nuk ishte thjesht një hipotezë.

Raporti mbi Shqipërinë që analizonte profilin e Vendeve mbi Zhvillimin Urban Strehimin dhe Menaxhimin e Tokës, i vitit 2024, i zhvilluar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën nxjerr në pah një sërë faktorësh që ndikojnë në përballueshmërinë e strehimit në Tiranë duke nënvizuar se pastrimi i parave ka qenë një faktor kontribuues.

“Pastrimi i parave ka qenë një tjetër faktor kontribuues për rritjen e çmimeve të strehimit në Tiranë si dhe në zonat bregdetare të Shqipërisë. I kombinuar me të ardhura të ulëta të disponueshme për familjet mesatare ka bërë që blerja e një banese të re në zona preferenciale të jetë e papërballueshme për shumicën.

Kjo ka çuar në nivele të larta mbipopullimi veçanërisht tek grupet me të ardhura të ulëta. Tirana është një nga shtatë qytetet kryesore evropiane me nivelet më të larta të pamundësisë për papërballueshmërinë në strehim” thuhet në raport. Ky dokument ka mbetur pa asnjë nismë të qeverisë për të ndryshuar situatën.

Doris Andoni, konsulente e pavarur dhe eksperte mbi çështjet e strehimit thekson se “problemi i çmimeve dhe i qirave është shumë më kompleks dhe nuk është efekt i thjeshtë i kërkesë-ofertës

Roli i parasë informale në financimin e sektorit rezidencial është një hipotezë serioze që qarkullon prej kohësh në rrethet profesionale dhe akademike dhe mungesa e të dhënave publike për ta konfirmuar ose hedhur poshtë nuk e dobëson por përkundrazi e forcon shqetësimin.

Një treg ku origjina e kapitalit mbetet e paqartë është një treg i padiagnostikueshëm dhe i pareformueshëm”.

Për me tepër edhe raportet e Agjencisë së Inteligjencës Financiare ndër vite kanë përfshirë pasuritë e paluajtshme në tipologjitë e rrezikut të pastrimit të parave.

Vetëm në vitin 2024 tre raste të veçanta përmenden në këtë kontekst.

Një rast ishte “investime në pasuri të paluajtshme nga persona me veprimtari kriminale”,  një i dytë “investime në pasuri të paluajtshme nga ish-funksionar i drejtësisë” dhe tipologjia e tretë “investim fshehje tjetërsim të pasurive nga një ish-funksionar i lartë”.

Në një dokument të fundit për konsultim “Strategjia Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030” qeveria pranon se “transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to janë ndikuar nga përshpejtimi i teknologjisë dhe globalizimi”.

Ndër rreziqet e identifikuara të pastrimit të parave në Shqipëri dokumenti citon “pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta individë dhe persona juridik që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare pasuri të paluajtshme brenda vendit apo biznese”.

Aktorët e tregut pohojnë se shumë apartamente në Tiranë po blihen nga persona që nuk kanë në plan të banojnë, por i përdorin ato për të ashtuquajturin “parkim parash”, një praktikë e njohur edhe në tregjet ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme.

Në shumë vende, investimi në apartamente konsiderohet një mënyrë për të ruajtur vlerën e kapitalit, sidomos në periudha pasigurie ekonomike apo në ekonomi me nivel të lartë informaliteti. Në këto raste, prona nuk blihet për përdorim apo për të gjeneruar të ardhura nga qiraja, por thjesht si një aset ku kapitali “parkohet” dhe ruhet nga zhvlerësimi.

Ky fenomen është parë prej vitesh në qytete si Londra, Dubai apo Vancouver, ku hyrja e kapitalit spekulativ dhe e investitorëve jo-rezidentë ka ndikuar në rritjen e fortë të çmimeve dhe në uljen e përballueshmërisë për banorët vendas.

Një logjikë e ngjashme po vihet re gradualisht edhe në Tiranë, ku një pjesë e apartamenteve të reja qëndrojnë bosh për periudha të gjata, ndërsa çmimet vijojnë të rriten pavarësisht nivelit relativisht të ulët të të ardhurave në vend.

Në kahun tjetër, teksa paraja informale hyn dhe në ndërtim, ndërtuesit (parkues të parave) nuk kanë shumë interes t’i shesin shpejt apartamentet dhe ky është një tjetër faktor që i mban çmimet lart.

Paraja informale

“Problemi i çmimeve dhe i qirave është shumë më kompleks dhe nuk është efekt i thjeshtë i kërkesë-ofertës Roli i parasë informale në financimin e sektorit rezidencial është një hipotezë serioze që qarkullon prej kohësh në rrethet profesionale dhe akademike dhe mungesa e të dhënave publike për ta konfirmuar ose hedhur poshtë nuk e dobëson por përkundrazi e forcon shqetësimin. Një treg ku origjina e kapitalit mbetet e paqartë është një treg i padiagnostikueshëm dhe i pareformueshëm”.

Video

Fundi i ndeshjes në “Air Albania” mes Egnatias dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për rrogozhinasit, ka sjellë tension. Së fundmi raportohet për incidente, ku ka patur përplasje mes dy tifozërive. E domosdoshme ndërhyerja e policisë, me këta të fundit që kanë qetësuar situatën. Pamje të tilla kthejnë futbollin shqiptar shumë vite mbrapa dhe nuk i shkojnë aspak përshtat sportit më të ndjekur në vet. Sfida Elbasani-Egnatia ishte e vlefshme për ndeshjen e dytë në Final Four

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, breshka e vogël kishte dëmtime në trup dhe shenja gjaku, çka ngre dyshime se mund të jetë goditur nga skafe apo mjete të tjera lundruese që qarkullojnë në zonë. Breshkat detare janë specie të rralla dhe të mbrojtura, të cilat rrezikojnë zhdukjen, ndërsa kërkohet më shumë kujdes dhe kontroll ndaj lundrimit pranë zonave bregdetare ku këto specie jetojnë.

Aktivisti Baki Goxhaj, në një video-mesazh për VNA, njofton për situatën më të fundit pasi ai iu bashkua misionit global Freedom Flotilla Coalition, i cili synon të thyejë bllokadën e Gazës dhe të krijojë një korridor ndihmash humanitare për popullsinë palestineze. “Jam bashkuar misionit global Freedom Flotilla Coalition, i cili synon të thyejë rrethimin gati 3-vjeçar të Gazës, të krijojë një korridor ndihmash humanitare dhe të rrisë solidaritetin mbarëkombëtar me popullin e vuajtur të Palestinës. Flotila e sivjetshme është më e madhja deri tani me rreth 60 anije. Anëtarët e flotilës vijnë nga 50 shtete të ndryshme. Shtetet kryesore kanë delegacionet e tyre, anëtarët e tjerë grupohen në anije të përbashkëta. Pjesëmarrja në këtë mision buron nga një nevojë e brendshme për të bërë diçka përballë mizorive që kemi 2 vite e gjysmë që shohim dhe vjen si një shuplakë për maskarallëqet e qeverisë tonë, e cila nuk na përfaqëson aspak me marrëveshjet që bën me qeverinë genocidale të Izraelit. Shpresoj që pjesëmarrja ime këtu të shërbejë dhe si një zgjim për popullin shqiptar që të marrin frenat e vendit në dorë dhe t’i thonë jo maskarenjve”, shprehet ai.

Gara e MotoGP në pistën e Montmelo në Spanjë u shoqërua me skena të frikshme, pasi dy aksidente të rënda kaluan në plan të dytë rezultatin sportiv. Në xhiron e 12-të, Aleks Markez humbi kontrollin e motorit teksa tentoi të shmangte KTM-në e Pedro Akostas dhe u përplas dhunshëm jashtë piste. Gara u ndërpre përkohësisht, ndërsa piloti spanjoll u dërgua me urgjencë në spital, ku raportohet se ka pësuar trauma dhe fraktura, por pa rrezik për jetën. Pas rifillimit, një tjetër incident i rëndë ndodhi kur këmba e Johan Zarko ngeci në motorin e Francesco Banjajas pas një përplasjeje mes disa pilotëve. Fatmirësisht, edhe pse momentet ishin dramatike, nuk raportohet për rrezik për jetën e pilotëve të përfshirë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme