Sociale 17 January 2026, 14:01 Nga VNA

Pas përmbytjeve, ngricat shkatërrojnë prodhimet e fermerëve në Myzeqe

Ndaje në Whatsapp

Pas përmbytjeve, ngricat shkatërrojnë prodhimet e fermerëve

Fermerët e zonës së Myzeqesë po përballen këtë fillimviti me dëme të mëdha në kulturat bujqësore, të paprecedenta deri më tani. Përmbytjet kanë shkaktuar humbje të konsiderueshme dhe, edhe aty ku tokat i shpëtuan ujërave, ngricat e ditëve të para të vitit kanë dëmtuar rëndë prodhimin.

Një prej fermerëve të prekur është Fatjon Asllani nga zona e Zharrëzës, i cili është detyruar të asgjësojë të gjithë prodhimin e domateve në sera për shkak të ngricave. Të njëjtat probleme raportohen edhe në zonën e Frakullit, ku fermerët që kultivojnë luleshtrydhe dhe tranguj në sera kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Fermerët e prekur, si ata nga ngricat ashtu edhe nga përmbytjet, shpresojnë në ndërhyrjen e shtetit, të paktën për t’u krijuar mundësinë e rimbjelljes së tokave dhe rimëkëmbjes së aktivitetit bujqësor.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme