Sociale 22 February 2026, 08:23 Nga VNA

Pas 6 orësh operacion intensiv, shpëtohet i riu i bllokuar në Kanionin e Osumit

Ndaje në Whatsapp
Pas 6 orësh operacion intensiv, shpëtohet i riu i bllokuar në

Pas gjashtë orësh përpjekjesh të pandërprera në terren të vështirë, ekipi i Shërbimi i Kërkim - Shpëtimit Malor i Shqipërisë, pranë Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor, arriti të nxjerrë me sukses nga Kanioni i Osumit djalin e bllokuar në një disnivel prej 90 metrash.

Operacioni u cilësua si jashtëzakonisht i vështirë për shkak të terrenit të thepisur, temperaturave të ulëta dhe prurjeve të larta të lumit, por falë profesionalizmit dhe koordinimit të ekipit, ndërhyrja përfundoi me sukses.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, operacioni i kërkimit për 42-vjeçarin Ilir Kurti në Kanionet e Osumit u shoqërua me një incident tjetër të rëndë. Një 22-vjeçar nga Berati, Xhuljano Kaloti, mbeti i izoluar në ujërat e lumit Osum, teksa ishte angazhuar në ndihmë të forcave RENEA për gjetjen e të zhdukurit.

Sipas informacioneve nga banorë të zonës së Skraparit, incidenti ndodhi gjatë kërkimeve për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit. Një prej gomoneve u përmbys për shkak të rrjedhës së fortë të ujit, duke bërë që 22-vjeçari të ngecë mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle.

Për disa orë me radhë, i riu qëndroi në ujë të akullt, ndërsa përpjekjet për ndërhyrje u vështirësuan nga terreni ekstrem. U kërkuan edhe mjete ajrore për ndërhyrje me litar nga ajri, ndërsa banorët e zonës u përpoqën të ndihmonin duke hedhur litarë nga lartësia. Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ishte e pamundur për shkak të aksesit të kufizuar.

Kanioni i Osumit shtrihet në një gjatësi prej rreth 12 kilometrash dhe arrin thellësi deri në 90 metra. Në kushte prurjesh të larta, ndërhyrjet në këtë zonë konsiderohen me rrezik maksimal, veçanërisht për persona të pa trajnuar në operacione të specializuara shpëtimi.

 

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme