Sociale 25 November 2025, 15:45 Nga VNA

Paradoksi i AZHBR: Shqetësohet për kritikat dhe imazhin, jo për fondet që zhduken

Ndaje në Whatsapp

Paradoksi i AZHBR: Shqetësohet për kritikat dhe imazhin, jo për

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e cila herë pas here është akuzuar për abuzime dhe keqmenaxhime të fondeve që duhet të shkojnë tek fermerët dhe blegtorët, duket se nuk pranon as kritika.

Në një reagim zyrtar të ditës së sotme, AZHBR deklaron se prej kohësh është bërë shënjestër e një fushate të koordinuar lajmesh të rreme, të cilat, sipas institucionit, synojnë dëmtimin e imazhit dhe pengimin e punës së tij. Sipas njoftimit për media, institucioni ka depozituar gjithashtu kërkesë pranë organeve kompetente, duke kërkuar që çdo rast shpifjeje apo keqinformimi të trajtohet ligjërisht dhe përgjegjësit të mbajnë pasojat që parashikon ligji.

Por reagimi i AZHBR-së është thuajse absurd. Para se të ofendohet nga lajmet që “prishin imazhin”, drejtuesit e këtij institucioni duhet së pari të shqetësohen për skandalet që përfshijnë vetë agjencinë. Në shumë raste, fondet dhe subvencionet kanë shkuar tek persona të lidhur me pushtetin, dhe jo tek fermerët dhe blegtorët që kanë nevojë për mbështetje.

Për më tepër, mbi këtë institucion rëndon ende skandali i vjedhjes së fondeve të IPARD dhe ish-drejtoresha, Frida Krifca, është nën hetim nga SPAK. Ky skandal jo vetëm zhduku paratë e Bashkimit Europian, por detyruan Komisionin Europian t’i bllokonte financimet e tjera për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare. Do të ishte më e udhës që drejtuesit e AZHBR-së të zbulojnë se ku shkuan këto fonde, para se OLAF dhe Prokuroria e Posaçme të shkojnë deri tek përgjegjësit e tjerë.

Është një paradoks i madh kur një institucion që në dokumente rezulton të ketë bërë korrupsion shqetësohet më shumë për kritikat dhe imazhin e tij sesa për dëmmin që i ka shkaktuar bujqësisë shqiptare.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme