Sociale 31 August 2025, 19:39 Nga VNA

Papa Leoni XIV: T’i jepet fund “pandemisë” së armëve

Ndaje në Whatsapp
Papa Leoni XIV: T’i jepet fund “pandemisë” së

Gjatë lutjes së tij javore në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Leoni XIV ka bërë një apel të fuqishëm për ndalimin e dhunës me armë, duke e quajtur situatën aktuale një “pandemi të armëve, të mëdha dhe të vogla”. Ai iu referua si sulmeve të përsëritura me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe konflikteve të armatosura që zhvillohen në vende të ndryshme të botës.

Papa Leoni XIV, i cili është edhe Papa i parë amerikan në histori, me origjinë nga Çikago, iu drejtua besimtarëve në anglisht, teksa u lut për viktimat e sulmit të fundit në shtetin amerikan të Minesotës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë.

“Lutjet tona janë për viktimat e këtij sulmi tragjik, që ndodhi gjatë një meshe në një shkollë në Minesota,” deklaroi ai, sipas “The Guardian”. “Ne përfshijmë në lutjet tona të gjithë fëmijët e pafajshëm që vriten dhe plagosen çdo ditë në mbarë botën. Le të lutemi që Zoti të ndalojë pandeminë e armëve, të mëdha dhe të vogla, që po infekton botën tonë.”

Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën në kishën e shkollës katolike “Annunciation” në Minneapolis, ku dy fëmijë, Fletcher Merkel, 8 vjeç, dhe Harper Moyski, 10 vjeç, humbën jetën, ndërsa 18 persona të tjerë u plagosën. Autori i sulmit hapi zjarr 116 herë përmes xhamave me ngjyra të kishës, përpara se të vetëvritej.

Ky sulm ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e kontrollit të armëve në SHBA. Kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, kërkoi veprime konkrete dhe ligjore për të frenuar dhunën, duke theksuar se nuk mjaftojnë më “lutjet dhe mendimet” që përdoren shpesh nga zyrtarë republikanë pas ngjarjeve të tilla. SHBA-të mbeten vendi me numrin më të lartë të sulmeve masive me armë në botë.

Në të njëjtën kohë, Papa Leoni XIV bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, duke ftuar palët ndërluftuese të angazhohen seriozisht në dialog.

“Ka ardhur koha që përgjegjësit të heqin dorë nga logjika e armëve dhe të zgjedhin rrugën e negociatave dhe të paqes, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar,” theksoi ai. “Zëri i armëve duhet të heshtë, ndërsa zëri i vëllazërisë dhe drejtësisë duhet të ngrihet.”

Edhe paraardhësi i tij, Papa Françesku, ishte shprehur ashpër kundër industrisë së armëve, duke i cilësuar prodhuesit e armëve si “tregtarë të vdekjes”.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme