Sociale 30 Korrik 2025, 07:29 Nga VNA

Papa Leo XIV: Dinjiteti njerëzor duhet mbrojtur përballë përparimeve të inteligjencës artificiale

Ndaje në Whatsapp
Papa Leo XIV: Dinjiteti njerëzor duhet mbrojtur përballë

Vatikani – Papa Leo XIV ka dhënë një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në epokën e inteligjencës artificiale, gjatë Meshës së parë të mbajtur ndonjëherë në Vatikan për influencuesit katolikë të rrjeteve sociale.

Në fjalimin e tij në Bazilikën e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë theksoi se asgjë që buron nga krijimtaria e njeriut nuk duhet të përdoret për të cenuar dinjitetin e të tjerëve. “Asgjë që vjen nga njeriu dhe krijimtaria e tij nuk duhet të përdoret për të minuar dinjitetin e tjetrit,” tha ai.

Duke folur në kuadër të “Jubileut të Rinisë”, një ngjarje që organizohet çdo 25 vjet dhe mbledh të rinj nga e gjithë bota, Papa theksoi se teknologjia në zhvillim duhet të vihet në shërbim të mbarë njerëzimit. Ai e quajti këtë një “sfidë” për botën moderne dhe nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së aftësisë për të dëgjuar dhe për të komunikuar në këtë epokë të re.

“Kemi detyrimin të zhvillojmë një mënyrë të re të të menduarit, një gjuhë të kohës sonë, që i jep zë dashurisë,” u shpreh Papa Leo XIV. Influencuesit katolikë u bënë thirrje të jenë “agjentë të bashkimit”, që luftojnë ndarjen, polarizimin, individualizmin dhe egoizmin me përmbajtjen që krijojnë.

Ky është qëndrimi më i fundit i Papës përballë zhvillimeve teknologjike, veçanërisht inteligjencës artificiale. Që nga zgjedhja e tij në maj, ai ka bërë disa deklarata lidhur me nevojën për të ruajtur drejtësinë dhe dinjitetin përballë përparimeve teknologjike.

Gjatë adresimit të tij të parë të së dielës në maj, Papa Leo XIV kishte deklaruar se përballë zhvillimeve si AI, Kisha ka një rol thelbësor për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor.

Papa Leo XIV është papa i parë amerikan në histori. Ai ka lindur në Çikago në vitin 1955 nga prindër me prejardhje spanjolle dhe franko-italiane. Ka studiuar matematikë në Universitetin Villanova në Filadelfia dhe është shuguruar si prift në vitin 1982. Pavarësisht se u shpërngul në Peru tre vite më pas, ai ka ruajtur lidhje të ngushta me SHBA-në, ku ka shërbyer vazhdimisht si prift dhe prior.

 


Papa është i njohur për përkushtimin e tij ndaj komuniteteve të margjinalizuara dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes njerëzve dhe kulturave të ndryshme.

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme