Sociale 3 Prill 2026, 08:28 Nga VNA

Paguajmë taksa mbi makina dhe qarkullimin 340 mln euro; për mirëmbajtjen e rrugëve vetëm 36 mln euro

Ndaje në Whatsapp
Paguajmë taksa mbi makina dhe qarkullimin 340 mln euro; për

Përgjithësisht përdorimi i makinave në vendin tonë tarifohet shumë, pasi përveç taksës së qarkullimit që vilet tek nafta, nga e cila u arkëtuan 24.2 milionë euro në 2025-n, ka dhe pesë lloje të tjera taksash direkt mbi përdoruesit e mjeteve: Taksa për regjistrim fillestar për automjete; Tarifë shërbimi për Qarkullimin e Automjeteve; Taksa e përvitshme për automjetet luksoze.

Nga këto, peshën kryesore e mban “Taksa për automjetet e përdorura të transportit”, të ardhurat e të cilës arritën në 7.4 miliardë lekë (rreth 76 milionë euro) vitin e kaluar me rritje 9.5% në raport me vitin 2024, sipas burimeve zyrtare nga Tatimet.

Të dhënat tregojnë se 359 milionë lekë ose 4.8% e totalit të taksës u vol ndaj makinave luksoze. Pa përfshirë pagesat në tolle, të ardhurat dhe tarifat ndaj automjeteve vitin e kaluar ishin rreth 32 miliardë lekë, rreth 340 milionë euro, me rritje vjetore 12.3%.

Këtyre u shtohen dhe rreth 26 milionë euro të paguara për të kaluar në Rrugën e Kombit, sipas të dhënave nga bilanci i Albania Highway Concession Company, që po mirëmban me koncesion Partneritet Publik-Privat (PPP) Rrugën e Kombit.

Teksa vlera e tatimeve dhe taksave që vilet ndaj automjeteve është e lartë, qeveria çon vetëm një pjesë të vogël te mirëmbajtja e rrugëve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se fondet buxhetore për mirëmbajtjen nuk kalojnë mbi 3.5 miliardë lekë në vit (rreth 36 mln euro). Kjo shumë është dy herë më e ulët se të ardhurat që sigurohen nga taksat që paguhen në momentin e kontrollit teknik dhe është 10 herë më e ulët se të ardhurat totale nga taksat dhe tarifat mbi automjetet.

Ky disproporcion sugjeron se paratë që vijnë drejtpërdrejt nga përdoruesit e rrugës, e veçanërisht nga zotëruesit e mjeteve, nuk rikthehen në të njëjtën masë për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e asfalteve dhe rrugëve ku këto mjete qarkullojnë.

Me një total të ardhurash që i arrin 32 miliardë lekët në vitin 2025, fakti që vetëm një pjesë e vogël e kësaj shume shkon për mirëmbajtje rutinë mbetet një pikëpyetje e madhe për eficiencën e shpenzimeve publike karshi nevojave reale të rrjetit rrugor kombëtar.

Buxheti i shtetit funksionon me parimin e mos-destinimit te të ardhurave. paratë e mbledhura nga Taksa e Automjeteve dhe taksat e tjera derdhen në një thes të përbashkët. Këto fonde shpesh përdoren për të mbuluar vrimat në skemat e pensioneve, pagat e administratës ose për të shlyer borxhin publik, në vend që të rikthehen në rrugë.

Gjithashtu, prioriteti i qeverisë ka qenë historikisht ndërtimi i rrugëve të reja (investimet kapitale) dhe jo mirëmbajtja e atyre ekzistuese. Kjo ka krijuar një cikël ku rrugët degradojnë shpejt dhe kërkojnë rindërtim total, që kushton shumë më tepër se mirëmbajtja e vazhdueshme.

Por po të klasifikojmë edhe të gjitha fondet buxhetore që qeveria çon për ndërtimin e rrugëve, në shumë vite ato janë shumë më të ulëta se të ardhurat totale që vilen ndaj automjeteve./Monitor

Video

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të çastit. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore një 19-vjeçar me inicialet E. P. dhe një 17-vjeçar, të cilët dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës (thikë). Nga veprimet e para hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, pas një përplasjeje mes disa të rinjve, ku dyshohet se të përfshirët janë nën moshën 18 vjeç.

Erjon Veliaj hyn në gjykatë me pranga në duar…

Unë e kam vetëpërjashtuar por gjithsesi mund të ankohet tek…partia ime

Në ndeshjen Chicago Bulls – Phoenix Suns në United Center, atmosfera u ndez nga një performancë madhështore e ansamblit shqiptar në Illinois. Muzika dhe vallet tradicionale shqiptare pushtuan parketin, duke mahnitur publikun amerikan. Mbrëmja e dedikuar komunitetit shqiptar solli energji, ngjyra dhe krenari në NBA. Ky moment unik po bën xhiron e rrjeteve sociale si një festë e kulturës shqiptare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme