Sociale 29 September 2025, 08:28 Nga VNA

Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 630 euro në muaj

Ndaje në Whatsapp
Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve në vend marrin

Paga mediane arriti në 63,456 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose rreth 630 euro. Kjo do të thotë se gjysma e të gjithë të punësuarve në Shqipëri kanë marrë një pagë mujore bruto më të vogël ose të barabartë me këtë shumë, ndërsa gjysma tjetër ka marrë më shumë. 

Paga mediane përfaqëson një nivel më të ulët se paga mesatare e cila në të njëjtën periudhë ishte mbi 83 mijë lekë bruto në muaj (rreth 830 euro). Me të dhëna zyrtare paga mediane ishte 24% më e ulët se paga mesatare në tremujorin e dytë të vitit aktual.

Paga mesatare dhe paga mediane janë dy mënyra të ndryshme për të treguar sa fitojnë punonjësit. Paga mesatare llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve dhe përfaqëson një mesatare aritmetike të të ardhurave.

Ndërsa paga mediane, rendit të gjitha pagat nga më e vogla tek më e madhja dhe merr pikën që ndodhet në mes. Kjo do të thotë se gjysma e njerëzve fitojnë më pak se ajo vlerë dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë.

Për shkak se nuk ndikohet nga ekstremet, mediana tregon më qartë se cila është paga tipike e një punonjësi të zakonshëm. P.sh. shembull nëse vetëm pak punonjës marrin paga shumë të larta, mesatarja mund të duket e madhe, por mediana mbetet e pandryshuar dhe tregon realitetin e shumicës.

Paga mediane është treguesi më i saktë për të matur pabarazinë në pagë të punonjësve. Shumë vende për të matur standardin e jetesës shpesh referohen te paga mediane.

Mediana e pagave u rrit e 13.3% ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025. Në prill-qershor të vitit të kaluar, 50% e punonjësve morën deri në 56 mijë lekë në muaj.

Të dhënat e fundit mbi medianën e pagës mujore bruto tregojnë një dinamikë të fortë rritjeje gjatë viteve 2024 dhe 2025, duke shënuar një nga periudhat më të theksuara të rritjes së pagave në Shqipëri.

Në fillim të vitit 2024, paga mediane ishte rreth 55 mijë lekë, ndërsa deri në fund të vitit u ngjit në 58 mijë lekë duke reflektuar një rritje të qëndrueshme tremujor pas tremujori.

Krahasuar me vitet 2022–2023, kur rritjet vjetore luhateshin mes 4–7%, vitet 2024–2025 paraqiten si periudha më agresive në përmirësimin e pagave.

Ky zhvillim lidhet me politikat fiskale dhe rritjen e pagës minimale, ashtu edhe me presionin e tregut të punës, ku mungesa e fuqisë punëtore ka shtyrë kompanitë të ofrojnë paga më të larta, si dhe një politikë për të rritur pagat drejt mesatares 900 euro në muaj në sektorin publik./ Monitor

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme