Sociale 29 Shtator 2025, 18:09 Nga VNA

Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve marrin më pak se 630 euro në muaj

Ndaje në Whatsapp
Paga mesatare 830 euro, por gjysma e të punësuarve marrin më pak

Paga mediane arriti në 63,456 lekë në tremujorin e dytë të vitit 2025, ose rreth 630 euro. Kjo do të thotë se gjysma e të gjithë të punësuarve në Shqipëri kanë marrë një pagë mujore bruto më të vogël ose të barabartë me këtë shumë, ndërsa gjysma tjetër ka marrë më shumë.

Paga mediane përfaqëson një nivel më të ulët se paga mesatare e cila në të njëjtën periudhë ishte mbi 83 mijë lekë bruto në muaj (rreth 830 euro). Me të dhëna zyrtare paga mediane ishte 24% më e ulët se paga mesatare në tremujorin e dytë të vitit aktual.

Paga mesatare dhe paga mediane janë dy mënyra të ndryshme për të treguar sa fitojnë punonjësit. Paga mesatare llogaritet duke mbledhur të gjitha pagat dhe duke i pjesëtuar me numrin e punonjësve dhe përfaqëson një mesatare aritmetike të të ardhurave.

Ndërsa paga mediane, rendit të gjitha pagat nga më e vogla tek më e madhja dhe merr pikën që ndodhet në mes. Kjo do të thotë se gjysma e njerëzve fitojnë më pak se ajo vlerë dhe gjysma tjetër fitojnë më shumë.

Për shkak se nuk ndikohet nga ekstremet, mediana tregon më qartë se cila është paga tipike e një punonjësi të zakonshëm. P.sh. shembull nëse vetëm pak punonjës marrin paga shumë të larta, mesatarja mund të duket e madhe, por mediana mbetet e pandryshuar dhe tregon realitetin e shumicës.

Paga mediane është treguesi më i saktë për të matur pabarazinë në pagë të punonjësve. Shumë vende për të matur standardin e jetesës shpesh referohen te paga mediane.

Mediana e pagave u rrit e 13.3% ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025. Në prill-qershor të vitit të kaluar, 50% e punonjësve morën  deri në 56 mijë lekë në muaj.

Të dhënat e fundit mbi medianën e pagës mujore bruto tregojnë një dinamikë të fortë rritjeje gjatë viteve 2024 dhe 2025, duke shënuar një nga periudhat më të theksuara të rritjes së pagave në Shqipëri.

Në fillim të vitit 2024, paga mediane ishte rreth 55 mijë lekë, ndërsa deri në fund të vitit u ngjit në 58 mijë lekë duke reflektuar një rritje të qëndrueshme tremujor pas tremujori.

Krahasuar me vitet 2022–2023, kur rritjet vjetore luhateshin mes 4–7%, vitet 2024–2025 paraqiten si periudha më agresive në përmirësimin e pagave.

Ky zhvillim lidhet me politikat fiskale dhe rritjen e pagës minimale, ashtu edhe me presionin e tregut të punës, ku mungesa e fuqisë punëtore ka shtyrë kompanitë të ofrojnë paga më të larta, si dhe një politikë për të rritur pagat drejt mesatares 900 euro në muaj në sektorin publik. /Monitor

 

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme