Sociale 15 Janar 2026, 08:37 Nga VNA

Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 mld USD humbje në bujqësi

Ndaje në Whatsapp
Pa masa, ndryshimet e klimës do të krijojnë 17 mld USD humbje

Sektori i bujqësisë dhe ekonomia e vendit do të përballen me humbje që përllogariten deri në 17 miliardë dollarë deri në vitin 2050 nga ndryshimet klimaterike sipas skenarëve që ka zhvilluar Programi i Kombeve të Bashkuara (PNUD) në kuadër të planit Kombëtar të adoptimin ndaj klimës.

Klima në Shqipëri pritet të ndryshojë ndjeshëm deri në vitin 2050, me rritje të temperaturave, ulje të reshjeve dhe rritje të ngjarjeve ekstreme, sipas projeksioneve kombëtare të klimës. Temperaturat mesatare vjetore do të rriten me rreth 2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale me 2.8 gradë.

Reshjet vjetore pritet të ulen me 5.8%, ndërsa niveli i detit do të rritet me 28 cm, ndërsa numri i ditëve me reshje ekstreme do të arrijë 16, ndërsa vendi do të përballet me katër valë të nxehtësisë dhe 16 ditë shumë të ftohta në vit, thuhet në dokumentin e PNUD.

Këto ndryshime pritet të ndikojnë rëndë sektorin e bujqësisë dhe pyjeve, që përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare. Bujqësia, ku përfshihet edhe blegtoria, punëson rreth një të tretën e fuqisë punëtore dhe kontribuon me 15% të PBB-së, ndërsa pyjet mbulojnë 39% të territorit, por kanë humbur 334 mijë hektarë që nga viti 1938 për shkak të prerjeve të paligjshme, zjarreve dhe menaxhimit të dobët.

Për të përballuar këto sfida vetëm për sektorin bujqësor duhen zbatuar 66 masa, me një kosto të përgjithshme prej 9.8 miliardë dollarë, që synojnë në rregullimin e sistemeve të ujitjes dhe përmirësimin e menaxhimit të ujit për bujqësinë.

Në qendër të masave janë restaurimi i tokave dhe ekosistemeve për parandalimin e përmbytjeve dhe erozionit, mbrojtjen e fermerëve përmes sigurimeve dhe fondeve të kompensimit, zbatimin e programeve të pyllëzimit dhe agropylltarisë, forcimin e sistemeve kundër zjarreve dhe promovimin e financimit të qëndrueshëm për pyjet, etj.

Ekspertët paralajmërojnë se pa këto masa, humbjet e mundshme nga ndryshimet klimatike mund të tejkalojnë 17 miliardë dollarë. Ndërhyrjet synojnë të rrisin qëndrueshmërinë e ekosistemeve, të mbështesin rritjen e qëndrueshme dhe të përputhen me objektivat globale për adaptimin ndaj klimës.

Sektori i bujqësisë është kryesisht familjar, me 85% të fermave që kanë mesatarisht vetëm 1.2 hektarë, gjë që kufizon produktivitetin. Bimët janë më të rrezikuara se blegtoria, sidomos drithërat dhe perimet. Tek blegtoria, gjedhi dhe kuajt janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike. Ndërkohë, pyjet përballen me rritje të thatësirave, zjarreve dhe përhapjes së insekteve dhe sëmundjeve, që rrisin vulnerabilitetin e ekosistemeve./ Monitor

Video

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka plane për të kryer ekzekutime, mes shqetësimeve ndërkombëtare për fatin e protestuesve antiqeveritarë të ndaluar nga autoritetet iraniane. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se kishte marrë garanci se vrasjet dhe ekzekutimet në Iran janë ndalur. “Na është thënë se vrasjet në Iran kanë ndaluar dhe se nuk ka plan për ekzekutime,” u shpreh ai, pa specifikuar burimet, duke theksuar vetëm se informacioni i ishte dhënë nga “burime shumë të rëndësishme nga pala tjetër”. Deklarata vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kishin ngritur shqetësime për mundësinë e ekzekutimit të protestuesit 26-vjeçar Erfan Soltani, i arrestuar pak ditë më parë, sipas familjarëve të tij dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme