Sociale 21 Gusht 2025, 07:47 Nga VNA

OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë kanë “nxitur” pabarazinë

Ndaje në Whatsapp
OKB: Politikat fiskale të Shqipërisë kanë

Politikat fiskale të Shqipërisë kishin ndikim shumë të dobët në uljen e pabarazisë sipas ”World Social Report 2025” nga Kombet e Bashkuara.

Botimi i OKB-së argumentoi se si politikat fiskale ndikojnë në uljen e pabarazisë në vende të ndryshme të botës. Psh në Europën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut politikat fiskale arrijnë të ulin ndjeshëm pabarazinë, në shumë vende të tjera, të tilla si Shqipëria ndikimi mbetet i kufizuar.  Vendi ynë renditet në mesin e vendeve ku roli i politikës fiskale në uljen e pabarazisë është i dobët. Në grafikun e mëposhtëm ajo renditet pranë Federatës Ruse, Serbisë dhe Malajzisë, me një diferencë shumë të vogël midis koeficientit Gini të të ardhurave të tregut dhe atyre të disponueshme pas taksave dhe transfertave (Koeficienti Gini i të ardhurave të tregut tregon sa e pabarabartë është shpërndarja e të ardhurave para se të ndërhyjë shteti, ndërsa Koeficienti Gini i të ardhurave të disponueshme tregon pabarazinë pas taksave dhe pas përfitimeve që jep shteti, pensione, ndihma sociale, shërbime publike).

Bazuar në këtë matje studimi i Kombeve të Bashkuara tregon se sistemi fiskal shqiptar, përfshirë taksat dhe programet e shpërndarjes sociale, nuk arrin të zvogëlojë ndjeshëm hendekun mes shtresave të pasura dhe të varfra.

Në kontrast, vendet e Europës Veriore si Irlanda, Belgjika, Finlanda dhe Austria shënojnë ndikimin më të madh, duke arritur të reduktojnë pabarazinë me mbi 12 deri në 16 pikë përqindjeje. Kjo diferencë e madhe thekson se politikat fiskale në Shqipëri kanë një efekt modest dhe se barra e taksave dhe shpërndarja e burimeve publike nuk arrijnë të funksionojnë si mekanizma të fortë për balancimin social.

Ndërsa shumë vende të rajonit apo edhe më tej arrijnë të përdorin politikën fiskale si instrument për uljen e pabarazisë, Shqipëria edhe pse me një qeverisje socialiste rrezikon të mbetet në një spirale ku diferencat sociale thellohen, duke penguar zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin e kapitalit njerëzor.


Raporti i OKB -së vë në dukje se Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë për të ndërtuar një model më të drejtë shpërndarjeje të të ardhurave, ku shteti të ketë një rol më aktiv në mbrojtjen e shtresave të brishta dhe reduktimin e pabarazisë.

Sipas World Social Report 2025 të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria mbetet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por përballet ende me sfida të mëdha në drejtim të pabarazisë, punësimit dhe mbrojtjes sociale.


Raporti thekson se pasiguria në tregun e punës mbetet një fenomen i përhapur edhe në vendet me të ardhura mesatare, përfshirë Shqipërinë. Një pjesë e madhe e punësimit zhvillohet në sektorin informal, duke i ekspozuar punëtorët ndaj kushteve të pasigurta dhe të ardhurave të paqëndrueshme. Ky fenomen pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe ul besimin tek institucionet./ Monitor

 

 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme