Sociale 6 March 2026, 12:54 Nga VNA

Nxënësit protestë në Delvinë pas plagosjes me thikë të një gjimnazisti: “Situata ishte denoncuar më parë”

Ndaje në Whatsapp
Nxënësit protestë në Delvinë pas plagosjes me

Nxënës të gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar sot përpara ambienteve të Komisariatit të Policisë në Delvinë, pas një incidenti të rëndë të ndodhur në shkollën e tyre. Protesta vjen pas një përplasjeje mes dy nxënësve që përfundoi me përdorimin e një thike, ku një prej tyre është goditur në shpatull.

Sipas nxënësve, situata problematike në shkollë është denoncuar disa herë më parë në drejtori, por pa u marrë masa konkrete për ta parandaluar përshkallëzimin e saj. Edhe pse është pranuar se një nga nxënësit kishte sjellje problematike, ata thonë se nuk është ndërhyrë në kohë për të shmangur incidentin.

Ngjarja ka nisur brenda ambienteve të shkollës dhe më pas është agravuar pasi nxënësit janë larguar nga mjediset e saj. Sipas dëshmive të nxënësve, prindërit nuk janë njoftuar për incidentin dhe nxënësi i përfshirë është lejuar të largohet nga shkolla para përfundimit të orarit mësimor. Ata pretendojnë se kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, duke krijuar ndjenjë pasigurie mes nxënësve.

Nxënësit shprehen se drejtoria e shkollës nuk ka qenë korrekte në trajtimin e rasteve të tilla, duke lejuar nxënësin që shkaktoi konfliktin të largohej nga shkolla që në orën e pestë, ndërkohë që procesi mësimor zhvillohet me gjashtë orë mësimi. Sipas tyre, toleranca dhe mungesa e masave parandaluese kanë krijuar një klimë të pasigurt brenda komunitetit shkollor.

Ata kërkojnë që institucionet përkatëse të hetojnë ngjarjen dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë e nxënësve, duke theksuar se shpërfillja e situatave problematike nuk i zgjidh ato, por përkundrazi mund të çojë në pasoja edhe më të rënda.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme