Sociale 14 May 2026, 14:57 Nga VNA

Numbeo: Jeta në Tiranë kushton 60% më shumë se në 2021

Ndaje në Whatsapp

Numbeo: Jeta në Tiranë kushton 60% më shumë se në 2021

Tirana ka hyrë në një fazë ku çmimet po rriten shumë më shpejt të ardhurat e shumicës së banorëve të saj duke e shndërruar në sfidë jetën për një pjesë të madhe prej tyre.

Të dhënat e platformës Numbeo, një barometër digjital që mbledh informacion në kohë reale për kostot e jetesës në mbarë botën, tregon se çmimet e qirave dhe disa artikujve të shportës janë rritur me rreth 60 për qind në pesë vitet e fundit.

Qiratë në 5 vite u rriten me 59%

Në pesë vitet e fundit, sektori i qirave në Tiranë ka rritja të shpejtë të çmimeve, duke u shndërruar në barrën kryesore financiare për familjet dhe të rinjtë profesionistë.

Sipas statistikave të Numbeo, qiraja mesatare për një apartament me një dhomë gjumi (1+1) në qendër të qytetit ka kërcyer nga niveli prej 41,835 lekësh në vitin 2021 në një mesatare prej 66,656 lekësh në vitin 2026 me rritje prej 59% shumë herë më e lartë se ndryshimi real i pagave për të njëjtën periudhe.

Kjo rritje shpjegohen disi me kërkesën e lartë nga të huajt dhe turistët, si dhe rritjen e vlerës së pronës në tregun imobiliar, duke e bërë jetesën në zemër të Tiranës gjithnjë e më i vështirë për t’u përballuar.

Shtrenjtimi i Shportës

Përveç strehimit, qytetarët po përballen me rritje të fortë të artikujve të shportës, ku produktet bazë kanë pësuar rritje të shpejtë. Të dhënat e Numbeo tregojnë se ushqimet themelore si vezët dhe orizi janë shtrenjtuar shumë. konkretisht, 12 kokrra vezë nga 204 Lekë që kushtonin pesë vite më parë, sot tregtohen për 318 Lekë, me rritje prej 56%, ndërsa një kilogram oriz i bardhë ka shkuar nga 129 në 199 lekë, duke u rritur me 54%.

Kjo krizë e çmimeve shtrihet edhe në shërbimet e restoranteve, ku kostoja e një vakt në një restorant ekonomik është rritur me 31%, nga 611 në 2021 në 800 Lekë në 2026. Ndërsa rituali i përditshëm, kafeja ose kapuçino kushtojnë sot 28% më shumë.

Ky shtrenjtim i kombinuar i produkteve bazë dhe shërbimeve tregon se inflacioni ka depërtuar thellë në të gjithë strukturën e konsumit në kryeqytet që nga mallrat e shportës, dhe produktet e tjera që nga argëtimi tek pajisjet shtëpiake dhe vetë banesat./Monitor.al/

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme