Sociale 16 May 2026, 17:53 Nga VNA

“Nuk kemi as drita” - revolta e qytetarit që prishi harmoninë në mbledhjen për Reformën Territoriale në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
“Nuk kemi as drita” - revolta e qytetarit që prishi

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në Shkodër u shoqërua me tensione dhe reagime të forta nga disa banorë, të cilët ngritën shqetësime për mungesën e shërbimeve bazë dhe gjendjen në zonat e thella të qarkut.

“Jeni qeveri gënjeshtare, nuk kemi as drita në Shllak dhe ju vini të bëni show”, ishte një nga deklaratat që shkaktoi debat gjatë takimit, duke reflektuar pakënaqësinë e një pjese të banorëve për kushtet e jetesës dhe mungesën e investimeve.

Mbledhja u zhvillua në kuadër të konsultimeve për reformën territoriale, ku përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës po zhvillojnë dëgjesa në qarqe të ndryshme të vendit për të mbledhur propozime dhe shqetësime nga qytetarët.

Gjatë diskutimeve në Shkodër, disa banorë kërkuan që fokusi të mos mbetet vetëm te ndarja administrative, por edhe te problemet konkrete që, sipas tyre, vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura prej vitesh, si energjia elektrike, infrastruktura dhe shërbimet publike në zonat malore.

Reagimet treguan edhe një herë se debatet për reformën territoriale shpesh shoqërohen me pakënaqësi që lidhen më shumë me jetën e përditshme të qytetarëve sesa me vetë hartën administrative. Për disa nga banorët e pranishëm, mbledhja u kthye në një mundësi për të shprehur publikisht frustrimin ndaj institucioneve dhe mungesës së vëmendjes ndaj komuniteteve të tyre.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme