Sociale 24 September 2025, 07:51 Nga VNA

Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe papunësisë me rënie në prill-qershor

Ndaje në Whatsapp
Nuk ka më njerëz, të gjithë treguesit e punësimit dhe

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjithë rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke reflektuar tkurrjen e fortë të popullsisë më shumë se zhvillimet në tregun e punës.

Sipas të dhënave nga Anketa Tremujore të Forcave të Punës, numri i të punësuarve mbi 15 vjeç arriti në 1,171,084 persona në tremujorin e dytë 2025, duke u tkurrur me rreth 10,872 individë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përkon me një ulje prej 0,9%.

Kjo rënie u reflektua kryesisht te të rinjtë 15–29 vjeç, ku numri i të punësuarve u reduktua me mbi 11 mijë persona, si dhe tek grup-mosha 30–64 vjeç, ku tkurrja ishte mbi 7 mijë individë.

Në tërësi, numri i të papunëve mbi 15 vjeç mbeti pothuajse i pandryshuar, duke u ulur me vetëm 311 persona, ndërsa norma më e lartë e rënies u regjistrua sërish te të rinjtë 15–29 vjeç, me një tkurrje prej 5,6%. Nga ana tjetër, grup-mosha 30–64 vjeç pa një rritje të lehtë të të papunëve, duke sinjalizuar sfida të reja në tregun e punës për këtë kategori.

Popullsia inaktive mbi 15 vjeç gjithashtu shënoi një ulje të lehtë me rreth 5.400 persona, çka tregon një zhvendosje të vogël të popullsisë në moshë pune drejt nevojës për punësim.

Gjithashtu, forca e punës që përfshin të punësuarit dhe të papunët aktivë u tkurr me 11,183 persona se një vit më parë, me rënie vjetore 1%.

Brenda këtij grupi, të rinjtë 15–29 vjeç patën rënien më të fortë, me mbi 22 mijë individë më pak, ndërsa grupmosha 30–64 vjeç pa një rritje me 2703 persona, duke treguar se grupmosha e re po tkurret dhe përfshirja në punësim po zhvendoset drejt moshave më të vjetra.

Në tërësi, të dhënat sinjalizojnë një dobësim tregut të punës gjatë vitit 2025, nga tkurrja e popullsisë dhe sidomos grupeve të reja në moshë.

Pas censit deri në fillim të 2025 popullsia e vendit u tkurr me tej 39 mijë persona shumica të rinj. Popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni më i lartë dhe lindjet më të pakta.

Popullsia e mbetur ka ndryshuar strukturën në favor të moshave të vjetra. Kështu që treguesit e punësimit dhe papunësisë më shumë po ndikohen nga zhvillimet demografike se sa nga forcat reale të tregut./Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme