Sociale 14 April 2026, 10:30 Nga VNA

Nuk ka kompensim, por socialistët korrigjojnë “gafën” me pagat e mësuesve të vjetër.... ja sa do të jetë shtesa për secilin

Ndaje në Whatsapp
Nuk ka kompensim, por socialistët korrigjojnë “gafën”

Eksperimentet e socialistëve me arsimin, kishin bërë që prej një kohe të gjatë, afro 7 mijë mësues me eksperiencë, të diplomuar para vitit 2017 dhe që kishin të paktën 10 vjet që jepnin mësim në shkolla, jo vetëm që nuk morën rritje page, por përkundrazi, paga për ta u ul.

Ata protestuan dhe pavarësisht se opozita u bashkua me ta, solli edhe nisma në Kuvend, ato ranë në vesh të shurdhët.
Por së fundmi, PS ka reflektuar, dhe ka pranuar të njohë diplomat dhe kualifikimet e mësuesve të vjetër, të cilët nuk janë diplomuar sipas sistemit të Bolonjës.

Ish ministrja Evis Kushi, ka propozuar një ndryshim ligjor, të siguruara nga VNA, që saktëson sa do të rritet paga e mësuesve të vjetër, në përputhje me diplomat e tyre.

·         1,515 mësuesve me diplomë 3-vjeçare në arsimin fillor: 545,400 €/vit.

·         4,646 mësuesve me diplomë "Master Profesional": 1,115,040 €/vit.

·         240 mësuesve me diplomë "Master i shkencave" ose "Master profesional": 115,200 €/vit.

·         360 mësuesve në AF, AMU dhe AML me të mesme pedagogjike: 259,200 €/vit.

Efekti financiar total për 6,761 mësues të cilëve u ka ndryshuar paga e grupit për shkak të nivelit të diplomës përllogaritet në total: 2,034,840 €/vit.

Megjithëkëtë, iniciativa nuk parashikon kompensim të mësuesve për kohën kur  paga e tyre u ul, dhe diferencën që nuk është marrë deri kur ky ligj të hyjë në fuqi. 

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme