Sociale 19 August 2025, 08:16 Nga VNA

Nuk ka asnjë rikuperim, eksportet reale ranë me 7.4% për janar-korrik

Ndaje në Whatsapp
Nuk ka asnjë rikuperim, eksportet reale ranë me 7.4% për

Në pjesën e parë të këtij viti u duk se eksportet po rikuperoheshin, pas tendencës rënëse të dy viteve të kaluara. Të dhënat zyrtare treguan se për 7 mujorin, eksportet në total ishin 238.5 miliardë lekë, me një rritje prej 2.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në korrik, eksportet ishin 35.2 miliardë lekë, me zgjerim 5.7%.

Një pjesë e madhe e rikuperimit lidhej me rritjen e fortë të shitjeve drejt Kosovës, të cilat u zgjeruan me 72.5% për 7 mujorin. “Monitor” ka mësuar se nuk kemi të bëjmë me rritje reale, por thjesht me ndryshimin e metodologjisë, pasi që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte. Si rrjedhojë, kapitulli “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” drejt Kosovës ishte 26.4 miliardë lekë në janar-korrik 2025, nga 2.7 miliardë lekë në janar-korrik 2024, me një rritje prej 864%, ose 23.6 miliardë lekë më shumë. Nëse hiqet efekti i tranzitit, rritja do të ishte 12% dhe ky grup do të rezultonte vetëm 3 miliardë lekë.

Nga riklasifikimi i tranzitit edhe si eksporte, eksportet drejt Kosovës janë shtuar edhe me 23.3 miliardë lekë, që në fakt nuk është një rritje reale. Nëse këtë shumë ia heqim totalit të eksporteve për 7 mujorin (që janë 238.5 miliardë lekë), ato do të zbrisnin në 215.3 miliardë lekë. Për 7 mujorin 2024, eksportet në total ishin 232 miliardë lekë, sipas INSTAT.

Si rrjedhojë, duke hequr shifrën e tranzitit të karburanteve drejt Kosovës, për janar-korrik 2025, eksportet janë tkurrur me 7.4%, duke vijuar me tendencën negative. Ndoshta INSTAT, kur raporton të dhënat duhet ta ndajnë, ose të bëjnë një shënim për shifrën e rieksporteve drejt Kosovës, pasi do të krijojë një ide të gabuar për ecurinë reale të shitjeve jashtë vendit, teksa institucionet zyrtare po reklamonin përmirësimin e situatës së eksporteve në vend!/ Monitor

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme