Sociale 18 November 2025, 16:12 Nga VNA

Një vit nga vrasja e Martin Canit, prindërit dhe shoqëria civile organizojnë protestë-homazh

Ndaje në Whatsapp

Një vit nga vrasja e Martin Canit, prindërit dhe shoqëria civile

Sot një vit më parë Martin Cani, 14-vjeçar u vra me thikë vetëm pak metra nga shkolla Fan Noli në Tiranë. Shoku i tij Luisi mbeti i plagosur. Sot prindërit e Martinit, shokë dhe shoqe të tij si dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur në një protestë-homazh.

Të pranishmit mbajnë ne duar pankarta "1 vit pa Martinin" dhe kërkojnë drejtësi. Prindërit e Martinit thanë se kanë kërkuar që palestrës së shkollës ti vihet emri i djalit të tyre, por kanë marrë përgjigje negative. Familja ka kërkuar po ashtu që në shkollë të vendoset një stol me emrin e Martinit në kujtim te tij.

Aktivistët ngritën sërish cështjen e sigurisë në shkolla.

Dje prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 25 vite burgim per autorin e dyshuar të vrasjes Mario Përlleshaj. Vrasja e Martinit dhe plagosja e shokut të tij u pasua me protesta të forta.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme