Sociale 3 March 2026, 20:19 Nga VNA

Një varr pas 26 vitesh pritje dhe një pyetje për Tiranën zyrtare: a i është kërkuar Serbisë dorëzimi i trupave të të zhdukurve, apo arti i përbashkët mjafton?

Ndaje në Whatsapp
Një varr pas 26 vitesh pritje dhe një pyetje për Tiranën

Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës ka njoftuar se janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të Myrteza (Skënder) Dylhasit nga Gjakova, i rrëmbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të zhvillohen nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat.

Më 27 mars 1999, Myrteza Dylhasi u mor me forcë nga forcat serbe, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga. Ata u rrëmbyen nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë, në kulmin e spastrimit etnik që po kryhej në qytet.

Pas më shumë se 26 vitesh pritje, familja Dylhasi do të ketë më në fund një varr ku të vendosë një lule. Por dhimbja mbetet e njëjtë për qindra familje që ende presin lajme për të dashurit e tyre të zhdukur.

Në këtë kontekst, rikthehet një pyetje thelbësore politike dhe morale: a është ngritur ndonjëherë me forcë dhe publikisht çështja e dorëzimit të të zhdukurve nga autoritetet serbe në çdo takim dypalësh?

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime të shumta rajonale me presidentin serb Aleksandar Vuçić në kuadër të nismave të bashkëpunimit rajonal, përfshirë edhe projektet e përbashkëta kulturore dhe ekonomike, familjet e të zhdukurve vazhdojnë të presin drejtësi konkrete.

Çështja e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë nuk është një kapitull i mbyllur historik. Ajo mbetet plagë e hapur dhe përgjegjësi shtetërore. Çdo iniciativë për “bashkëpunim rajonal” që shmang këtë temë, rrezikon të perceptohet si normalizim i harresës.

Rivarrimi i Myrteza Dylhasit është një akt dinjiteti për familjen, por edhe një kujtesë publike se drejtësia për të zhdukurit nuk mund të zëvendësohet me fotografi takimesh apo projekte simbolike. Pa zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve dhe pa përgjegjësi për krimet, paqja mbetet e paplotë.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme