Sociale 14 December 2025, 12:44 Nga VNA

Një dekadë pritje për pistën e skive në Korçë, premtimi mbeti 3D

Ndaje në Whatsapp

Një dekadë pritje për pistën e skive në

Prej një dekade, pista e skive bashkë me një resort dimëror në Korçë mbetet një nga premtimet më të ricikluara të kryebashkiakut Sotiraq Filo. 

Që prej vitit 2015, Faktoje e ka ndjekur nga afër këtë angazhim publik, i cili është shfaqur në fushata të njëpasnjëshme, herë me skica projektesh, herë me prezantime 3D, por asnjëherë me punime konkrete në terren.

Ndërsa vitet kanë kaluar, dhe Korça është kthyer një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit, premtimi për zhvillimin e turizmit dimëror përmes një piste skish ka mbetur në vendnumëro. 

Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, Filo e riktheu projektin, duke publikuar një vizualizim virtual të një resorti modern në zonat malore të Korçës. Ai e prezantoi atë si një investim që do të gjallëronte ekonominë, do të zgjaste sezonin turistik gjatë gjithë vitit dhe do të sillte të ardhura të reja për zonën.

Mirëpo pas premtimeve, realiteti ka qenë krejt tjetër.

Bashkia ‘dorëzohet’: S’kemi informacion

Dy vite më parë, Bashkia e Korçës i konfirmoi Faktoje-s se nuk kishte arritur të gjente mënyrën e financimit për projektin e pistës së skive dhe resortit dimëror. I njëjti problem vijoi edhe gjatë vitit të kaluar. Bashkia argumentonte se përmasat e mëdha të investimit kërkonin bashkëpunim shumëpalësh mes qeverisë, bashkive të tjera të rajonit, Federatës Shqiptare të Skive dhe investitorëve privatë.

Në komunikimin zyrtar të një viti më parë, institucioni pohonte se kishte piketuar malin e Gramozit si një nga zonat më të mundshme ku mund të ndërtohet resorti bashkë me pistën e skive. 

Për këtë arsye, në malin e Gramozit po monitoroheshin kushtet klimatike përmes një stacioni meteorologjik, si një hap i domosdoshëm për të identifikuar zonën e përshtatshme për ndërtimin e pistës së skive.

Ky informacion krijoi përshtypjen se projekti mund të ishte në një fazë studimore, megjithëse pa një plan të qartë financimi.

Për të kuptuar nëse projekti kishte pësuar ndonjë zhvillim këtë vit, Faktoje i drejtoi Bashkisë Korçë një kërkesë të re për informacion. Mirëpo, përgjigjja e këtij viti ishte e shkurtër dhe shterpë.

“Në lidhje me pistën e skive nuk kemi informacion”, pohon Bashkia e Korçës për Faktoje.al

Asnjë shpjegim për fazën në të cilën ndodhet projekti, asnjë referencë për monitorimin e kushteve klimatike, asgjë për financimin ose për hapat e ndërmarrë. 

Projekt me potencial, por pa drejtim

Ekspertët e turizmit e konsiderojnë prej vitesh këtë projekt si shumë të rëndësishëm për diversifikimin e ofertës turistike të Korçës, sidomos në sezonin dimëror. 

Zak Topuzi nga Shoqata e Hoteleri-Turizmit ka theksuar se mungesa e pistave të skive është një nga boshllëqet më të mëdha që ka Shqipëria për sa i përket sporteve dimërore. 

Sipas tij, investimi në infrastrukturën e pistave është kusht i domosdoshëm për ndërtimin e resorteve dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm për 365 ditë.

Por edhe pse potenciali ekziston, mungesa e një strategjie të qartë, e financimit dhe e prioritetit institucional ka bërë që projekti të mbetet në letër. Edhe më problematike është fakti që këtë vit, Bashkia nuk ka më as informacion bazë për nismën.

Përfundim

Duke nisur nga viti 2015, kur Filo premtoi për herë të parë ndërtimin e një kompleksi turistik dhe një piste skish, e deri te vitet e fundit kur projekti u paketua me imazhe 3D, premtimi ka kaluar nga një fazë në tjetrën pa asnjë hap konkret.

Pas verifikimeve të vazhdueshme, dhe sidomos pas deklaratës së këtij viti ku Bashkia thotë se “nuk ka informacion”, Faktoje e kategorizon sërish këtë premtim si të pambajtur./Faktoje.al/

Video

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme