Sociale 28 August 2025, 14:24 Nga VNA

Nga sirenat te muzika: Policia sjell G-Banin në Fushë-Krujë

Ndaje në Whatsapp
Nga sirenat te muzika: Policia sjell G-Banin në Fushë-Krujë

Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrenti i Big Brother Vip Albania, G-Bani, ka mbajtur sot një koncert për të burgosurit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë.

Ishte vetë artisti që publikoi pamje nga performanca, ku shfaqej pranë drejtuesve të institucionit si dhe mikeshës së tij nga shtëpia e BBV, Valbona Mhilli.

“Falenderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që depërton në burg të Shqipërisë për të performuar!” – u shpreh drejtori i institucionit, duke vlerësuar gjestin e këngëtarit.

Pritja dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Kujdesit Social, administrata e burgut, si dhe entuziazmi i të burgosurve, e bënë këtë aktivitet të veçantë, që sipas G-Banit i la mbresa të forta.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme