Sociale 13 November 2025, 09:00 Nga VNA

Nga shtatori 2026 ndryshojnë kurrikulat shkollore, lëndët "smart" "testohen" tek klasat I, VI dhe X-ta

Ndaje në Whatsapp
Nga shtatori 2026 ndryshojnë kurrikulat shkollore, lëndët

Nën moton e “modernizimit të arsimit shqiptar”, duke filluar nga shtatori 2026, klasat e I, VI-ta dhe X-ta do kenë ndryshime të kurrikulës shkollore. Fokusi do të jetë aftësimi i nxënësve tek kompetencat kyçe të nxënësve, përfshirë gjuhën, matematikën dhe aftësitë digjitale.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka parashikuar një ndryshim të gjerë të teksteve shkollore, si pjesë e përditësimeve të reja në Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar.

Deri tani nuk ka një njoftim apo deklaratë zyrtare nga ky dikaster, por mësohet se tekstet e reja do të hyjnë në përdorim duke filluar nga shtatori i vitit 2026, fillimisht në këto klasa ndërsa zbatimi i plotë do të shtrihet deri në vitin 2029. Procesi do të realizohet gradualisht, për të garantuar që çdo fazë e ndryshimit të jetë e mirë përgatitur.

Në fokus të përditësimeve do të jenë edhe zhvillimi i të menduarit kritik, aftësive krijuese dhe zgjidhjes së problemeve, si dhe përfshirja e teknologjisë në mësimdhënie përmes platformave interaktive, projekteve dhe simulimeve.

Një pjesë e rëndësishme e reformës do t’i kushtohet laboratorëve “Smart”, kodimit dhe inteligjencës artificiale, me qëllim që nxënësit të përgatiten më mirë për profesionet e së ardhmes.

Aktualisht, mësohet se në lidhje me përgatitjen e mësuesve, është hartuar një plan i posaçëm trajnimi që do të shtrihet në disa vite. Përmes trajnimeve, seminareve dhe ëorkshop-eve, synohet që mësuesit të përfitojnë njohuritë e nevojshme për zbatimin efektiv të programeve të reja kurrikulare.

Vendimi për ndryshimin e teksteve nuk është marrë pa një studim paraprak. Ministria ka analizuar përvojat ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në përditësimin e kurrikulave, duke marrë shembuj nga sisteme arsimore të suksesshme.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe teksteve të përkthyera nga Oxford, Cambridge dhe Pearson, ku janë identifikuar problematika që lidhen me përshtatjen në kontekstin shqiptar. Tek këto tekste janë vënë re mospërputhje në zbatimin e njohurive në situata reale dhe në përdorimin e teknologjisë, çka do të përmirësohet në versionet e reja.

Ndryshimi i teksteve dhe përditësimi i kurrikulës pritet të ketë edhe një kosto financiare të konsiderueshme, por Ministria e Arsimit e konsideron këtë si një investim të domosdoshëm në cilësinë e arsimit.

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme