Sociale 14 January 2026, 16:33 Nga VNA

Nga Netflix, te E-government dhe blerjet, cilat shërbime online u përdorën më shumë gjatë 2025-ës?

Ndaje në Whatsapp

Nga Netflix, te E-government dhe blerjet, cilat shërbime online u

Aktivitetet dhe shërbimet online janë tashmë një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, të përdorura në mënyra të ndryshme, herë më pak e herë më shumë. Ballkan Barometer 2025 ka publikuar të dhëna mbi përdorimin e këtyre shërbimeve për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

Sipas anketës, shërbimi më i përdorur online në Shqipëri janë blerjet . Të dhënat tregojnë se 40% e shqiptarëve blejnë në internet, çka përfaqëson pothuajse gjysmën e popullsisë. Ndërkohë, Mali i Zi rezulton të jetë vendi me përqindjen më të lartë të përdorimit të këtij shërbimi në rajon.

Nga ana tjetër, një shërbim mjaft i përhapur është online banking, i cili përdoret nga 26% e shqiptarëve, duke shënuar nivelin më të ulët të përdorimit në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, panorama ndryshon në sektorë të tjerë. Sa i përket shërbimeve të e-government, Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e përdorimit, me 29% të qytetarëve që i përdorin këto shërbime. Ky nivel i lartë lidhet kryesisht me domosdoshmërinë e aksesit në shërbimet publike online.

Po ashtu, edhe aktivitetet argëtuese online shfaqin përqindje të konsiderueshme përdorimi. Platforma si Netflix dhe shërbimet e video-streaming përdoren nga 21% e të anketuarve, duke e afruar Shqipërinë me mesataren ballkanike. Ky trend lidhet kryesisht me interesin në rritje për kinematografinë dhe përmbajtjet digjitale, veçanërisht tek të rinjtë.

Ndërkohë, Inteligjenca Artificiale, përfshirë ChatGPT dhe mjete të tjera të bazuara në IA, përdoret nga 27% e qytetarëve, një nivel shumë pranë mesatares rajonale. Sipas të dhënave, Mali i Zi dhe Kosova mbajnë përqindjet më të larta të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në rajon.

Në tërësi, të dhënat e Ballkan Barometer 2025 tregojnë se përdorimi i shërbimeve online në Shqipëri është në rritje dhe po shtrihet në gjithnjë e më shumë sektorë. Ndërsa disa shërbime mbeten ende nën mesataren rajonale, avancimi në e-government dhe adoptimi i teknologjive të reja si Inteligjenca Artificiale dëshmojnë për një transformim gradual, por të qëndrueshëm digjital të shoqërisë shqiptare./Scan.al/

Nga Netflix, te E-government dhe blerjet, cilat shërbime online u

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme