Sociale 6 December 2025, 12:22 Nga VNA

Nga ndihma për të varfrit te tokat për biznesin: Si u shndërrua bamirësia në model fitimi

Ndaje në Whatsapp
Nga ndihma për të varfrit te tokat për biznesin: Si u

Fundjavë ndryshe është një emision që ka dhuruar spektakël dhe shpërblime për njerëz në nevojë. Arbër Hajdari është njeriu që e ka drejtuar që në fillim dhe në petkun e bamirësit dje, në një ceremoni madhështore dhe luksoze, ka festuar 10-vjetorin e shoqatës së tij. Le t’i marrim gjërat me radhë.

Është e vërtetë që shoqata e tij ka ndihmuar me dhjetëra familje në nevojë, por a ka shpenzuar Arbër Hajdari ndonjë lek nga xhepi i tij për këto familje? Për gjatë këtyre 10 viteve Shqipëria ka kaluar shumë kriza, përfshirë tërmetin e 2019 dhe pandeminë, ku shoqata e tij ka shpërndarë ndihma pa fund që mblidheshin po nga shqiptarë, kryesisht jashtë atdheut.

Por a ka pasur ndonjëherë transparencë për këto të ardhura? A ka pasur ndonjëherë shteti shqiptar kontroll mbi këto financa që tashmë kanë lulëzuar dhe qeveria ka miratuar disa qindra hektarë tokë për t’i dhënë mundësi Arbër Hajdarit të zhvillojë më tej bamirësinë e tij, këtë herë në një biznes me bekimin e kryeministrit. Që mbrëmë u shfaq me petkun e tij të bamirësit që me fjalët e urta të gjyshes përgatit terrenin për të projektuar një nga bizneset e reja mbi toka që i fal si të gjyshes, por që në fakt janë të pronarëve të ligjshëm. Dhe që Arbër Hajdari i merr dhe nuk përton t’i trajtojë të ftuarit e tij bashkë me kryeministrin si njerëzit që duhen bekuar me frymën e bamirësit që shfaqet në spektakle dylekëshe për famë, që i mungon veç pelerina e Robin Hudit, por që në thelb është thjesht një biznesmen nga ata që mbushnin sallën luksoze me shpenzimet e së cilës do të kishte mbyllur harxhet e shumë familjeve të varfra.

Sepse siç thotë Arbri: bamirësia nuk të varfëron – vetëm se libri i shenjtë shkruan diçka më të thellë se ajo që thotë Arbri:
“Mos i prishni bamirësitë tuaja me përmendje dhe ofendim…”
(El-Bekare, 264)

Nëse ndihmon për t’u dukur, shpërblimi humbet.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme