Sociale 14 April 2026, 19:07 Nga VNA

Nga Grenfell në Londër te zjarri në Tiranë: Kur fasadat bëhen rrezik

Ndaje në Whatsapp
Nga Grenfell në Londër te zjarri në Tiranë: Kur fasadat

Zjarri që përfshiu sot një pallat në zonën e Rrugës 5 Maji në Tiranë ka rikthyer në vëmendje një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit në Europë: zjarrin në kullën Grenfell në Londër.

Më 14 qershor 2017, një zjarr shpërtheu në Grenfell Tower, një pallat 24-katësh në Londrën Perëndimore. Flakët u përhapën me shpejtësi në fasadën e ndërtesës dhe zjarri zgjati rreth 60 orë. Në total humbën jetën 72 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Ishte zjarri më vdekjeprurës në një ndërtesë banimi në Britani që nga Lufta e Dytë Botërore.

Hetimet zbuluan se një nga arsyet kryesore të përhapjes së shpejtë të flakëve ishte përdorimi i materialeve të djegshme në fasadë gjatë rinovimit të ndërtesës. Rasti shkaktoi një debat të madh në Britani dhe në gjithë Europën për sigurinë e ndërtesave të larta dhe për materialet që përdoren në izolimin e fasadave.

Pas tragjedisë u ngrit një hetim publik shumëvjeçar që analizoi përgjegjësitë e kompanive të ndërtimit, prodhuesve të materialeve dhe institucioneve që mbikëqyrnin sigurinë e ndërtesave. Autoritetet britanike kanë zhvilluar gjithashtu një hetim penal për vrasje nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të sigurisë. Deri tani nuk ka pasur dënime penale, por policia ka paralajmëruar se çështja është shumë komplekse dhe mund të çojë në akuza ndaj kompanive dhe individëve të përfshirë në projektin e rinovimit.

Ngjarja e sotme në Tiranë ka rikthyer të njëjtin shqetësim. Sipas informacioneve paraprake, në pallatin që u përfshi nga flakët dyshohet se në fasadë është përdorur shkumë mbushëse PU Foam, një material më i lirë dhe i djegshëm, në vend të leshit të gurit që konsiderohet material antizjarr.

Ndërsa autoritetet shqiptare po hetojnë shkaqet e zjarrit në kryeqytet, rasti ka ngritur sërish pyetjen për standardet e ndërtimit dhe kontrollin e materialeve që përdoren në pallatet e reja. Tragjedia e Grenfell Tower mbetet një paralajmërim i fortë për atë që mund të ndodhë kur siguria sakrifikohet për kosto më të ulëta ndërtimi.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme