Sociale 18 March 2026, 07:46 Nga VNA

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

Ndaje në Whatsapp
Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të cilat 850 mijë janë autovetura.

Vetëm në dy vitet e fundit, 2024-2025 janë shtuar në qarkullim nga rreth 100 mijë mjete në vit, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor.

Edhe për dy muajt e parë të 2026-s janë importuar 14 mijë mjete të tjera, me një rritje prej 5%. Ndonëse vitet e fundit po rritet importi i mjeteve elektrike ato mbeten shumë të ulëta në raport me totalin, me vetën 1.3%.

Dominojnë mjetet me naftë, ndryshe nga Europa që është e orientuar drejt benzinës, mjeteve hibride, apo elektrike. Gati 69% e mjeteve që qarkullojnë në vend furnizohen me naftë, 19% janë me benzinë, ndërsa gati 8% janë hibride me benzinë dhe gaz, sipas të dhënave nga DPSHTRR. Rreth 20% e mjeteve në 2025-n u importuan nga Koreja e Jugut, çmimet e lira të të cilës nxitën blerësit në vend.

Numri i lartë i mjeteve që janë shtuar dy vitet e fundit ka rritur dhe konsumin e karburanteve, që në vitin 2025 arriti rekordin e 740 mijë ton, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

I konvertuar në litra, konsumi arriti në 2025-n në rreth 890 milionë. Me një vlerë mesatare prej 173 lekë/litër rezulton se konsumatorët shqiptarë shpenzuan 154 miliardë lekë, ose gati 1.6 miliardë euro për të blerë karburant në 2025-n.

2026-a nisi me çmime të pandryshuara, por shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme në fillim të marsit bëri që ai i zi të kërcente në mbi 100 dollarë për fuçi, nga më pak se 70 dollarë që ishte deri në fund të shkurtit. Në Shqipëri rritja ishte pothuajse e menjëhershme dhe dje një litër naftë tregtohej mesatarisht me 199 lekë.Nëse konflikti vazhdon dhe nafta do të vijojë në këto nivele “Monitor” ka përllogaritur bazuar në konsumin sipas muajve të vitit 2025, se pagesa shtesë për çmimin e rritur do të luhatet nga 1.6-2.3 miliardë lekë (16-23 milionë euro) në muaj, ose në total rreth 19.4 miliardë lekë (200 milionë euro shtesë), për periudhën mars-dhjetor 2026.

Konsumi më i lartë i karburanteve është në periudhën qershor-gusht, kur janë pushimet e verës dhe në dhjetor që janë festat e fundvitit (shih grafikun).

Nëse lufta përshkallëzohet dhe çmimi në bursa arrin në 150 dollarë për fuçi, aktorët e tregut kanë paralajmëruar se nafta në vend mund të arrijë deri në 250 lekë për litër, çka do të rriste shpenzimet mujore mesatarisht me 50-70 milionë euro më shumë.

Shqipëria është një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës në Europë, ndërsa në raport me fuqinë blerëse mban rekord, me pothuajse dy herë më shumë se rajoni.Një nga arsyet e çmimit të lartë është barra e taksave, që përbën më shumë se 60% të çmimit final. Vetëm taksa e qarkullimit është 27 lekë për litër. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm në vitin 2025 u arkëtuan rreth 21.3 miliardë lekë (gati 220 milionë euro) nga taksa e qarkullimit.

Në teori, këto fonde duhet të shkojnë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit rrugor. Në praktikë, shumë rrugë dhe ato kombëtare, si Tiranë-Durrës janë tërësisht të amortizuara. Nëse kjo taksë do të hiqej, të paktën qytetarëve do tu kompensohej kosto e rritjes së çmimeve nga pasojat e luftës!/Monitor

 

Video

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme